Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi  në një konferencë shtypi në kuadrin e sesionit vjetor të parlamentit,  nenvizoi disa  nga drejtimet e sotme te politikes se vendit te tij ne maredheniet e brendshme ,por edhe ato nderkombetare.

Lidhur me marrëdhëniet Kinë-Europë, kryediplomati kinez theksoi se ato nuk drejtohen kundër ndonjë pale të tretë dhe se Kina nuk ka si qëllim të krijojë përçarje në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Vitin e kaluar liderët kinezë dhe europianë kanë zhvilluar tre takime virtuale, duke ruajtur kontakte të ngushta dhe duke shtuar besimin e ndërsjellë në luftën antipandemike. Dy palët kanë miratuar dhe vënë në zbatim Marrëveshjen e Treguesve Gjeografikë dhe kanë përfunduar sipas planit negociatat për çështjen e investimeve.

Sipas tij, qytetërimet kineze dhe europiane mund të zhvillojnë dialog dhe nuk janë rivalë sistemikë. Kina do të vijojë të mbështesë procesin e integrimit europian, unitetin e BE-së dhe luajtjen e një roli më të madh të Brukselit në çështjet ndërkombëtare.

“ Kina dëshiron të shohë që BE-ja të vazhdojë të forcojë autonominë e vet strategjike, të mbështesë konceptin e multilateralizmit dhe të përkushtohet për koordinimin dhe bashkëpunimin midis fuqive të mëdha.”- theksoi ai

Për marrëdhëniet me ShBA-në, kreu i diplomacisë kineze shprehu gatshmërinë e vendit të tij për bashkëpunim.

Wang Yi theksoi se, si dy ekonomitë më të mëdha në botë, është e natyrshme që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kenë konkurrencë, por çelësi është konkurrimi në një bazë të barabartë, gjë që, sipas tij, jo vetëm forcon veten, por gjithashtu ndriçon palën tjetër.

Në konferencën e shtypit, Wang Yi vuri në dukje se parimi i “Një Kine” është vija e kuqe që nuk duhet të shkelet në marrëdhëniet Kinë-ShBA, duke theksuar se qeveria kineze kurrë nuk do të bëjë lëshim mbi çështjen e Tajvanit.

Për sa i përket luftës globale antiepidemike, Kina do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera në përpjekjet e pareshtura për të mposhtur plotësisht pandeminë e COVID-19, tha Wang.

Deri tani, Kina ka zhvilluar bashkëpunim për studimin dhe prodhimin e vaksinave me më shumë se 10 vende, me pjesëmarrjen e më shumë se 100 mijë vullnetarëve nga mbi 100 vende. 17 vakina kineze kanë hyrë në fazën klinike, ndërsa mbi 60 vende të botës kanë miratuar përdorimin e vaksinave kineze. Kina është bërë pjesëmarrëse e COVAX-it, duke dhuruar 10 milionë vaksina në kontingjentin e parë të ndihmës për përdorim emergjent në vendet në zhvillim. Sipas ministrit, Kina po u dhuron vaksina 69 vendeve në zhvillim, duke eksportuar vaksina në 43 vende të tjera.

Lidhur me çështjen e Hong-Kongut, Wang Yi theksoi në konferencën e shtypit se përmirësimi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut dhe zbatimi i parimit të “Qeverisjes së Hong-Kongut nepermjet stabilitetit është kushtetues, i ligjshëm, i drejtë dhe i arsyeshëm.

Numri një i diplomacisë kineze hodhi poshtë edhe shpifjet e mediave perëndimore që Kina po zbaton politikë gjenocidi në Xinjiang. Ai ftoi më shumë banorë të vendeve të ndryshme ta vizitojnë këtë rajon autonom të Kinës për të parë nga afër realitetin.

Postime të ngjashme

Izraeli do “pakt të ri” për Iranin: Marrëveshja e vjetër kërcënon ekzistencën tonë

R Zh

Evropa në protestë kundër masave të reja anti-Covid

R Zh

Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19

R Zh

Markus Söder i gatshëm të kandidojë për kancelar të Gjermanisë

R Zh

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...