Agjencia Zhurnal.mk
Sport

WBA 0-4 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, duke vazhduar ngjitjen në tabelë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.

Golat në këtë fitore të thellë të klubit nga Emirates u shënuan nga Kieran Tierney (23’), Bukayo Saka (28’) dhe Alexandre Lacazette (60’, 64’).

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht sulmuesi francez, Lacazette, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e vendasve, Grady Diangana që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.

Postime të ngjashme

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

Suarez: Duhet të hakmerremi ndaj Real Madridit

Z H

Pirlo: Interi vetëm pikë ka më shumë se Juventusi! Spezia? Ishim të lodhur

Z H

Barcelona kërkon Alessandro Bastoni

Z H

Lajme fantastike për Real Madridin para derbit me Atletico Madridin

Z H

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...