Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Werderi refuzon ofertën e Hertha Berlinit për huazimin e Milot Rashicës

Gjatë ditës së djeshme (e diel), është raportuar se Hertha Berlini ka dëshiruar huazimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni, shkruan “Zeri.info”.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka refuzuar skuadra e Rashicës, në bazë të asaj që raporton një media e afërt me Werderin.

Skuadra nga Bremeni dëshiron 15 milionë euro për futbollistin vushtrrias dhe janë të gatshëm të dëgjojnë përsëri nga Hertha në rast se oferta përmisohet.

Ditë më parë edhe trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohlfeldt ka thënë se dëshiron që Rashica të mbetet edhe pas janarit te skuadra e tij.

Kujtojmë se gjatë verës së vitit të kaluar, Milot Rashica ishte shumë afër të kalonte te Bayer Leverkuseni, që bën gara në Bundesliga.

Postime të ngjashme

Harry Kane nuk rikthehet te Tottenhami derisa t’i garantohet largimi

D V

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, Udinese shfaq interesim serioz

D V

Koeman me mesazh të qartë për Umtitin dhe Braithwaite

D V

Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

D V

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

D V

Barcelona në pozitë ideale për transferimin e Saul

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...