Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Werner flet për rolin e tij të ri nën Tuchel

Timo Werner është duke zhvilluar paraqitje të mira nën menaxherin e ri Thomas Tuchel.

Edhe pse nuk e ka gjetur ende golin, Werner po duket një lojtar tjetër në fushë që nga ardhja e gjermanit, Thomas Tuchel, në stolin e Chelseat, transmeton lajmi.net.

Werneri kishte një rol anësor nën urdhërat e ish-menaxherit, Frank Lampard, por tani duket se roli i tij, është të eksplorojë hapësirat e mbrojtjes kundërshtare ku të jetë mundësia dhe jo një pozicion statik siç e kishte më parë.

Këtë e konfirmoi edhe 24 vjeçari, ku shpjegon rolin e tij të ri.

“Çdo menaxher ka idetë e tij, ai na jep shumë ide të reja. Tani luaj në një pozitë më qëndrore, jo si anësor, kështu që kam më shumë hapësira të bëj vrapimet e mija në mes dhe të luaj mbas sulmuesit ose me një numër 10 pas meje si sulmues”, tha ai.

Ai u shpreh pak i zhgënjyer me mungesën e golit dhe se nuk kishte përjetuar ndonjë herë këtë.

“Unë nuk arrita të shënoj as sot, por është mirë të shoh se mund ta ndihmoj ekipin me gjëra të tjera për momentin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Werner.

“Jam i lumtur kur fitojmë dhe kur mund të bëj dy asistime si ndeshja e sotme, kjo është gjithashtu e mirë, por si sulmues ti dëshiron të shënosh. Është bërë një kohë e gjatë tani për mua, nuk kam pasur një periudhë kaq të gjatë pa gol në karrierën time më parë, por ju nuk mund të bëni asgjë. Ju duhet të vazhdoni dhe të përpiqeni të jepni më të mirën tuaj në fushë dhe golat do të vijnë pastaj”, përfundoi Timo Werner

Postime të ngjashme

Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

D V

“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

D V

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

Depay shënon supergol ndaj Stuttgartit

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...