Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

WhatsApp ndryshon politikat e privatësisë, përdoruesit kërkojnë alternativa tjera

Një numër i madh i përdoruesve e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë.

Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në Facebook po i çojnë ata tek konkurrentët, që i mbrojnë më mirë të dhënat.

Sipas firmës analitike të aplikacioneve mobile Sensor Tower, konkurrenti i WhatsApp-it, Signal pati 17.8 milion shkarkime midis 5 janarit dhe 12 janarit, nga vetëm 285.000 një javë më parë. Aplikacioni tjetër i mesazheve Telegram pati 15.7 milionë shkarkime gjatë së njëjtës periudhë, mbi dyfishin e 7.6 milion shkarkimeve që kishte një javë më parë. Shumë u dyndën gjithashtu te mesazheri Threema, më pak i njohur, një aplikacion mesazhesh që përdoret dendur në vendet gjermanofolëse, ku ndjeshmëria ndaj mbrojtjes së të dhënave është e lartë.

“Shkarkimet nuk po ndalen,” i tha DW kreu i marketingut dhe shitjeve i Threemas, Roman Flepp. “Javën e kaluar kemi regjistruar 10 herë më shumë shkarkime ditore sesa në një ditë të rregullt. Kështu që tani po flasim për qindra mijëra përdorues të rinj çdo ditë”.

Shkarkimet e WhatsApp-it ranë në 10.6 milionë, nga 12.7 milionë një javë më parë. Kjo e shtyu WhatsApp të sqarojë se do t’i shtyjë përditësimet deri më 15 maj.

“Nuk jam i befasuar që njerëzit nuk e dinë me të vërtetë se për çfarë duhet të pranojnë, në krahasim me gjërat që miratonin më parë,” tha mbikqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave Wojciech Wiewiorowski.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

Sa është i mbrojtur telefoni juaj nga uji? Ja se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë, akuzohet për shkelje ligjore me softuerin për njohje të fytyrës

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...