Agjencia Zhurnal.mk

WhatsApp po sjell Dark Mode dhe shumë risi të tjera interesante

Fillimisht, sticker-at e animuar ishin prezantuar gjatë muajit qershor, kur ato u shfaqën në prezantimin beta të aplikacionit.

Në atë kohë, dukej sikur ata të ishin vetëm në një fazë të hershme të zhvillimit, por WhatsAppka konfirmuar që ata do tu ofrohen të gjithë përdoruesve në javët e ardhshme, shumë më herët sesa pritej.

Gjithashtu tani me përditësimin e ri në aplikacion, do të jetë shumë më e lehtë për të ndarë detajet e kontaktit tuaj me njerëzit, falë prezantimit të QR kodeve.

Në vend që të ndërroni numrat e telefonit, do të keni mundësi të skanoni një kod nga telefoni i një miku. Për fund, është thënë se WhatsApp do të sjell edhe Dark Mode (modulin e errët) për përdoruesit, një tipar që tashmë është në Facebook dhe në shumë shërbime të tjera të famshme online.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...