Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

WhatsApp tërhiqet nga ndryshimi i politikave të privatësisë

WhatsApp ka vendosur të shtyjë implementimin e politikave të reja të privatësisë të cilat detyrojnë përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me Facebook.

Platforma beson se ndryshimi i tyre ka shkaktuar shumë konfuzion dhe keqinformim dhe për këtë ka vendosur ta shtyjë për një datë tjetër.

Në fillim të Janarit 2021 WhatsApp prezantoi një politikë të re privatësie që detyron përdoruesit të ndajnë të dhënat me Facebook. Madje në të thuhej se nëse nuk pranoni termat e reja deri më 8 Shkurt 2021 mund të dëbohen nga WhatsApp dhe llogari tu fshihet.

Ky përditësim u ballafaqua me kritika të shumta. Përdoruesit nuk dëshironin që të detyrohen për të ndarë të dhënat me Facebook çka shkaktoi largimin në masë të përdoruesve drejt platformave të tjera alternative.

Menjëherë pas reagimet, WhatsApp vendosi shtyrjen. Platforma bëri një postim të WhatsApp në blog duke thënë se ka shumë informacione të pavërteta që po përhapen në lidhje me përditësimin e ri.

Platforma ka menduar të ofrojë më shumë qartësi dhe shpjegim në lidhje me politikën në fjalë dhe premton të mos fshijë dhe të mbyllë llogaritë pas datës 8 Shkurt. 

Postime të ngjashme

TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë, akuzohet për shkelje ligjore me softuerin për njohje të fytyrës

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

Interneti hapësinor së shpejti do të mbulojë të gjithë Tokën, tregohet edhe çmimi i tij

S.B.

Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell

S.B.

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

S.B.

Facebook nënshkruan marrëveshje me tri firma të tjera mediale në Australi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...