Agjencia Zhurnal.mk

WhoScored zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier, ka disa emra befasues

Tashmë ka përfunduar sezoni 2018/19 i Ligës Premier, ndërsa Manchester City dhe Liverpool duruan një garë të jashtëzakonshme në luftë për titull.

Dy skuadra që luftuan deri në fund për titullin e më të mirët në ligën e Anglisë, ndërsa në fund Citizens e fituan atë me një pikë dallim, por që The Reds ishin për t’ju hequr kapelën.

WhoScored ka përpiluar formacionin me lojtarët me statistikat më të mira në Ligën Premier, e që disa emra mund edhe të ju befasojnë, pasi nuk janë në skuadrën e Manchester Cityt apo të Liverpoolit.

Ricardo Pereira, Virgil van Dijk, Fabian Schar dhe Lucas Digne, janë katërshja në mbrojtje, që sipas faqes tashmë të njohur për vlersimin e lojtarëve, kanë pasur statistika të mira, ndërsa në portë është Lucasz Fabianksi, që është një befasi e madhe.

Mesfusha përbëhet nga Raheem Sterling, Paul Pogba, Fernandinho dhe Eden Hazard, lojtarë që pritej të ishin në këtë formacion, duke marrë parasysh formën e tyre në sezonin që lamë pas.

Sulmi përbëhet nga dyshja Mohamed Salah dhe Sergio Aguero, që garuan për Këpucën e Artë në këtë sezon, por që egjiptiani së bashku me Sadio Manen dhe Pierrer-Emerick Aubameyang e fituan. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...