Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Will Smith tregon se ka shtuar disa kilogramë: Do bëhem i sinqertë, jam në formën më të keqe të jetës time

Aktori i popullarizuar amerikan, Will Smith, duket se ka bërë një ndryshim në pamje.

Siç njofton me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram, ai ka theksuar se nuk ka qenë kurrë në një gjendje të tillë pasi ka fituar disa kilogramë.

Megjithëse ylli i “Men in Black” është mësuar të fitojë e të humbasë peshë për rolet e tij, në këtë imazh ai ka zbuluar barkun në të vërtetë se si është.

“Do të bëhem i sinqertë me të gjithë ju – jam në formën më të keqe të jetës time”, ka shkruar ai.

52 vjeçari shfaqet në një palë pantallona të shkurtra të zeza, pantofla dhe me një triko të zbërthyer, me të cilën u jep njerëzve një paraqitje reale të gjoksit dhe stomakut.

“Ju jeni Will Smith. Mund të jesh në çfarëdo forme që dëshiron”, ka komentuar këngëtarja Sonna Rele.

“Ky është postimi më i mahnitshëm në historinë e rrjeteve sociale”, shkroi Questlove.

“Ti dukesh mirë”, shtoi Amy Schumer.

Përkundër kësaj, Smith ka qenë shumë i zënë gjatë pandemisë duke punuar në filma të rinj.

Vitin e kaluar, ai mori pjesë në ribashkimin e “Fresh Prince of Bel-Air”, i cili u transmetua në HBO Max në nëntor.

Postime të ngjashme

Tom Cruise rikthen çmimet “Golden Globe” për këtë arsye

S.B.

Gigi Hadid shfaqet pa grim, teksa pozon me vajzën Khai

S.B.

Afrona Dika pozon atraktive me veshje tradicionale shqiptare

S.B.

“Margjelo”, kënga më e re nga Besa dhe Garrido

S.B.

Alex Rodriguez është i shokuar nga mundësia e ribashkimit të ish-të fejuarës së tij J.Lo me aktorin Ben Affleck

S.B.

Albumi i ri i Bebe Rexhës ngjitet i pari në top listën e albumeve më të mira debutuese në Spotify

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...