Agjencia Zhurnal.mk

Windows 7 përdoret në masë nga korporatat

Windows 7 arriti fundin e saj më 14 Janar por ende përdoret në masë nga organizatat dhe kompanitë e mëdha sipas një studimi.

BitSight tregoi se 90% e kompanive me mbi 10,000 punonjës ende kanë Windows 7 të instaluar në kompjuterët e tyre. Nga ana tjetër vetëm 61% e kompanive me më pak se 1,000 punonjës përdorin Windows 7.

E njëjta situatë është edhe për sektorët e edukimit dhe institucionet shtetërore. BitSight zbuloi këto sektorë kanë 84% dhe 82% adoptim të Windows 7.

Por sektorët e transportimit, shitjeve, prodhimi dhe kujdesit shëndetësore, Windows 7 është instaluar në vetëm 40% të kompjuterëve.

BitSight i mori këto informacione duke analizuar 60,000 organizata në 60 ditët e fundit. Në terësi 70% e punonjësve të 60,000 organizatave përdorin Windows 7.

Duke qenë se Microsoft nuk ofron përditësime sigurie më për Windows 7, prezenca e këtij të fundit përbën problem. Por organizatat të cilat paguajnë do të marrin përditësime sigurie përgjatë 2020, por jo secili prej tyre është i gatshëm të paguajë.

Sulmet me ransomware si WannaCry tregojnë mësë miri sesa të rëndësishme janë përditësimet e sigurisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...