Agjencia Zhurnal.mk

“Wizz Air” suspendon të gjitha fluturimet deri më 4 prill

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Të gjitha fluturimet e avio kompanisë “Wizz Air”, nga Aeroporti i Shkupit do të suspendohen deri më 4 prill, transmeton Zhurnal.

Këto masa janë vendosur duke ndjekur masat e Qeverisë së Maqedonisë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e korona virusit.

Siç informoi dje ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, duke patur parasysh që dy aeroportet në Shkup dhe Ohër janë të mbyllura, marrëveshja për mbështetje finansiare me “Wizz Air” është vënë në pushim, me çka nuk do të paguhen subvencione nga shteti.

“Wizz Air” informon se edhe udhëtarët me bileta të rezervuara e që kanë dështuar përshkak virusit, do të informohen përmes postës elektronike apo aplikacionit për celularë. Të hollat do të kthehen në llogarinë e tyre të wizzairit dhe do të mund të shfrytëzohen në 24 muajt e ardhshme. Kjo shumë është madje 20% më tepër se sa shuma që kanë paguar.

Qytetarët gjithashtu mund t’i kthejnë të hollat plotësisht por kjo mund të zgjatë pak më tepër./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...