Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Wuhani godet sërish, mesazh cinik botës: Përgatituni për koronavirus të ri nga lakuriqët e natës

Zhurnal Ads

Në Wuhan të Kinës, atje ku nisën rastet e para me koronavirusin Covid-19 dhe që më pas u përhapën shpejt dhe masivisht në gjithë botën por jo në pjesën tjetër të Kinës, po paralajmëron njerëzimin për koronavirusë të tjerë të rrezikshëm.

“Lakuriqët e natës, që jetojnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Kinës, kanë lloje të tjera koronavirusesh që mund të kalojnë te njerëzit, ashtu siç ndodhi me SARS-CoV-2”. Ky është paralajmërimi i Shi Zhengli, virologe e Institutit të Virologjisë së Wuhanit.

Ekspertja kineze u shpreh në një seminar të zhvilluar në Francë se koronaviruset nuk duhen kërkuar vetëm në Kinë: “Kërkimi duhet zgjeruar edhe në vende në jug të Azisë”.

Por, profesori David Robertson, i cili studion viruset në Universitetin e Gllasgout, tha për “The Guardian” se hetimet duhet të vijojnë të jenë të përqendruara në Kinë:

“Jemi shumë të sigurtë se koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina”.

Studimi i fundit i publikuar në “Nature Microbiology” tregoi se koronavirusi i ri Covid-19, mund të ketë ekzistuar mes lakuriqëve të natës për 40 ose 70 vite, pa u zbuluar.

Ky përfundim, sipas Mark Pagel të Universitetit të Redingut, është shqetësues, pasi tregon se mund të ketë shumë viruse të tjera të panjohura që mund të infektojnë njerëzit.

Dhe pjellë e këtyre viruseve është gjithnjë Kina e sërish Wuhan, aty ku ndodhet laboratori që merret me koronavirusët, një laborator që financohet nga OBSH dhe kontrollohet nga qeveria komuniste kineze.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Turqia thërret ambasadorët e BE-së, Italisë, Gjermanisë për kontrollin e anijes

S.B.

India tejkalon shifrën e tetë milionë njerëzve të infektuar me coronavirus

admin

Australia do të hetojë ushtarët lidhur me krimet e luftës në Afghanistan

S.B.

Gjermania vazhdon me ndërtimin e gazsjellësit të kontestuar

T E

Gjermania drejt karantinës kombëtare?

T E

Greqia apo Turqia, kush po e fiton garën e armatimit? Çfarë zbulon gazeta gjermane

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...