Maqedoni

Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si përfaqësues të organizatave të ndryshme, ish kryetarët e FRI-së, anëtarë e aktivistë të tjerë. Kuvendi u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kuvendit, z.Burhanedin Nuhiu duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani.

Para se të fillojnë punimet e kuvendit, fjalë përshëndetëse pati edhe drejtori i shtëpisë botuese Furkan ISM, Dr. Muhamed Murtezi. Në seancën e parë të kuvendit u bë raportimi i aktiviteteve të FRI-së dhe raportimi financiar për vitin 2019-2020, të cilët raporte edhe u miratuan nga kuvendarët.

Në fund u bë edhe dekorimi i kryesisë dhe anëtarëve të kuvendit të FRI-së. Në seancën e dytë të kuvendit u bë shpërndarja e kuvendit të vjetër, formimi dhe miratimi i kuvendit të ri si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe dy nënkryetarëve.

Kryetari i ri i kuvendit të FRI-së u zgjodh Mr. Vullnet Selmani, dy nënkryetarët u zgjodhën Husejn Ademi dhe Aishe Emini. Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të ri të kuvendit, kuvendarët propozuan dhe pas votimit, kryetar i Forumit Rinor Islam u zgjodh Xhabir Emini.

Kuvendi poashtu miratoi edhe formimin e një pjese të kryesisë së FRI-së për periudhën 2020-2024, që do ta përbëjnë kryetarët e Degëve ku vepron FRI-ja, Erduan Kurtishi nga Kumanova, Fuat Shabani nga Shkupi, Mevlan Abazi nga Tetova, Xhemal Ahmedi nga Kërçova, Veton Ibrahimi nga Prilepi.
Në fund, kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini, iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës. Me këtë edhe u përmbyllën punimet e kuvendit të gjashtë zgjedhor të FRI-së.

Postime të ngjashme

VMRO-ja zgjedh Komitetin e ri Ekzekutiv

T E

VMRO-DPMNE: KSI është vendosur në shërbim të Zaevit

XH,I

Me çka e “kushtëzon-shantazhon” Grubi – Ahmetin që t’i gëzojë 4 pozita!?

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...