Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Xhaçka kërkon nga Sllovakia që të hapet një zyre e Kosovës në Bratislavë

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kërkuar nga homologu sllovak Ivan Korčok që të marrë në konsideratë mundësinë e lejimit të një zyre përfaqësimi të Kosovës në Bratislavë.

Sipas Xhaçkas, kjo do të shërbente si një tregues i vullnetit të mirë dhe i mbështetjes së procesit aq të vështirë të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Lidhur me çështjen e Kosovës, ministri Korčok deklaroi se po ndiqet nga afër dialogu Kosovë – Prishtinë.

“Lajcak po bën gjithçka për të arritur zgjidhjen e duhur”, deklaroi Korčok.

Në fjalën e tij, ai u ndal në interesimin që Sllovakia po i kushton çështjes së integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Dua t’ju përgëzoj për ecurinë dhe progresin e dukshëm. Shpresoj që si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gjatë presidencës portugeze, të marrin miratimin për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, u shpreh ai. /TCH/

Postime të ngjashme

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

D V

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

D V

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

D V

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...