Xhaçka takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria e gatshme të bashkëpunojë për forcimin e sigurisë

Parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë, u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres për të avancuar prioritetet e përbashkëta gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Ne si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe“, theksoi Xhaçka. /tch/

Related posts

Rama: Na i hapin apo negociatat ata që s’duan ne nuk ndalemi, Europën e ndërtojmë në vendin këtu

D V

“Peshq të mëdhenj” në pranga? DETAJE nga megaoperacioni, mes të arrestuarve zyrtarë të lartë dhe 1 prokuror. S’mungojnë as policë

N E

Rama publikon pamjet e shkollës “Agron Hysenlliu”: Nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More