Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Xhaçka zbardh defektet e diplomacisë/ Batuta me Ramën e Cakajn: E privilegjuar t’ju kem të dyve këshilltarë

Ceremonia e marrjes së detyrës si ministre e Jashtme për Olta Xhaçkën nuk ka kaluar pa batuta mes saj dhe Kryeministrit, por dhe gatishmërisë së Gent Cakajt për të ndihmuar ministren.

Kryeministri Ramaështë shprehur se Xhaçka do të jetë drejtuesi i parë në Punët e Jashtme, por “do të ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti”. Nuk ka vonuar edhe batuta e Xhaçkës kur u shpreh se “jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë ju të dy (Rama e Cakaj). Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë punën time”.

BATUTAT NË PREZANTIM

Edi Rama
Kam qenë i detyruar që ta kryej detyrën në mënyrë të penguar qysh në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd, të krijuar institucionalisht.Përtej kësaj unë besoj që në këtë periudhë, detyrat jo të lehta janë përballur me dinjitet dhe sukses.Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte e panevojshme, sepse Genti ka pasur dhe i ka kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht, por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE-së dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një ministri të Jashtëm të dekretuar, të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE-së, e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot, që këtë angazhim mund t’ia kaloj Oltës.

Genti Cakaj
Sot, edhe zyrtarisht, kam dorëzuar detyrën në duart e vyera të OltaXhaçkës. Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht një paraardhës politik i Oltës, por mbështetësi më i madh i saj, që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e Politikës së Jashtme. Për përkushtimin, devotshmërinë e profesionalizmin tënd, e dashur Olta, s’kam as më të voglin dyshim. Prandaj, të uroj nga zemra vetëm punë të mbarë e suksese të panumërta në rrugëtimin tënd si zonjë e hekurt, kryediplomatja e Shqipërisë. Do jem pranë teje sa herë e kërkon puna e në shërbim të Shqipërisë sa herë e kërkon nevoja. Puna ime për Shqipërinë, natyrisht, nuk përfundon këtu. Përpjekja ime sot thjesht ndryshoi trajtë. Shqipëria për mua do të mbetet ëndrra që do t’i detyrohem për jetë.

Olta Xhaçka
Për mua është një nder shumë i madh që jam besuar në këtë detyrë, jam falënderues ndaj Kryeministrit dhe Parlamentit. Këtë borxh që kam ndaj Kryeministrit dhe Parlamentit të vendit tim, do përpiqem që ta shlyej me punë. Do të jem objektive që të mos ketë asnjë problem në këtë Ministri. I suksesshëm qoftë ky vit, edhe në diplomaci. Të gjithëve do t’u jepet mundësia të tregojnë aftësitë e profesionalizmin e tyre por do të jem e vendosur që të mos toleroj asnjë që nuk e kryen detyrën me përkushtim për të bërë më të mirë për vendin e tij. Do bëj maksimumin për të çuar përpara atë që Cakaj e Kryeministri kanë arritur.

Edi Rama
Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto dy vjet në këtë detyrë, aspak të lehtë. Përtej faktit që u godit në mënyrë absurde dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar, ia doli që ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë cilësitë e tij të veçanta, që jam i bindur që do të ketë kohën dhe mundësinë t’i shpalosë në të ardhmen në funksion të asaj që ai vetë e tha, në këtë lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë. Genti ka talent në politikë, është një zjarr i brendshëm i tij, që do ta shfaqë edhe më mirë në të ardhmen. Më vjen mirë që stafeta i kalon Oltës. Ne vazhdojmë rrugën së bashku pavarësisht ndryshimit të pozicioneve dhe besoj që me eksperiencën qëbashkërisht kemi nga puna e drejtpërdrejtë në këtë Ministri do të jemi një mbështetje e posaçme për Oltën, e cila faktikisht do të jetë drejtuesi i parë në Ministrinë e Jashtme që do të ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti.

Olta Xhaçka
Ky ishte një vit dramatik. Dua të falënderoj Kryeministrin Rama dhe kam respekt edhe për Cakaj, për profesionalizmin që ta treguar në detyrë. Jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë ju të dy (Rama e Cakaj). Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...