Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi bashkë me homolog nga Ballkani Perendimor të martën në Bruksel me ftesë të Jandroković dhe Sassoli

Bruksel, 26 janar – Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor do të takohen të martën me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe do të diskutojnë perspektivën europiane të rajonit, kështu njoftojnë shërbimet për shtyp nga PE.

“Kryeparlamentarët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia janë ftuar nga Kryetari i Parlamentit Kroat, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE”, thuhet në kumtesën për media.

Ata gjithashtu pritet të takohen me krerët e grupeve politike në parlament, si dhe me grupin e punës të Ballkanit Perëndimor në Komitetin e Punëve të Jashtme.

“Jam i lumtur që mirëpres Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor. Parlamenti Europian ka qenë gjithmonë i përkushtuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Dihet që ne ishim shumë të zhgënjyer nga dështimi i Këshillit Europian për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Tani është koha për të vazhduar më tej dhe të vazhdojmë të përpiqemi për përparim. Nga ky këndvështrim, roli i parlamenteve është thelbësor. Unë e mblodha këtë mbledhje për të zhvilluar një strategji mbi rolin që parlamentet mund të luajnë në zbatimin e axhendës së reformës së BE-së dhe dhënien e masave konkrete për aspiratat europiane të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë më të mirë për ta bërë atë”, ka thënë kështu Sassoli për këtë takim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...