Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi: Debati për interpretim autentik të nenit 11 nuk mund të fillojë para 11 dhjetorit

Shkup, 2 dhjetor – zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deri tek Qeveria dhe kryetarja e Komisioni ligjvënës do të dorëzojë letër me kërkesat e LSDM-së për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje.

Xhaferi deklaroi se me këtë do të fillojë procedura kuvendore për kërkesën për interpretim autentik, por paralajmëron se edhe Komisioni juridiko-ligjvënës edhe mendimi nga Qeveria të arrijnë në afat sa më të shkurtër që të mund të caktohet debati pas përfundimit të debatit për buxhet në komisionin për financa dhe buxhet, pas 11 dhjetorit.

Xhaferi thotë se edhe pse ekzistojnë dilema të caktuara sa i përket kërkesës dhe nenit 11 nga Ligji për falje, ai është i obliguar që kërkesën ta vazhdojë në procedurë të mëtejme. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, mes tjerash, duhet të tregojë çfarë do të thotë vendimi i marsit të 2016tës ku thuhet se neni gjegjësisht ndryshimet dhe shtesat e ligjit shlyhen.

Sipas rregullores së Kuvendit, pasi ta dorëzojë interpretimin autentik deri tek Komisioni ligjvënës dhe Qeveria, do të pritet mendimi nga Qeveria, me çka duhet të përbëhet komisioni. Anëtarët e këtij komisioni duhet të shqyrtojnë kërkesën e LSDM-së dhe mendimin gna Qeveria, dhe të vendosin nëse e pranojnë apo jo.

Sot në Kuvend deputetët në përgjithësi nuk kishin qëndrim zyrtar sa i përket kërkesës./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...