Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi: Është e rëndësishme të ruhet raporti mes deputetëve dhe qytetarëve

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Të jesh deputet, nuk do të thotë se nënkuptohet edhe pasja e aftësive komunikuese dhe pasjes së komunikimit efektiv me qytetarët, kjo nuk do të thotë as të kesh paranjohuri për dhënien e deklaratave për mediumet, prezantimin publik të ideve, qëndrimeve dhe këndvështrimeve. Mirëpo, kjo gjithsesi mësohet. Me rëndësi është, të keni të qartë rolin, rëndësinë dhe peshën e të qenit person publik, të mbahet llogari për prezantimin publik, fjalët e shprehura publikisht dhe efekti, pasojat, pozitive ose negative, që shkaktohen për shkak të veprimeve apo fjalëve të pamenduara mirë.

Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin onlajn në Trajnimin për komunikim me qytetarët e organizuar nga Misioni i OSBE-së në vend dedikuar për deputetët, asistentët dhe këshilltaret në Shtëpinë ligjvënëse.

“E vërteta, të qenit i moderuar, pasja e mirëkuptimit dhe sensit për problemin e secilit, kërkon gatishmëri, përkushtim dhe vetëmohim. Kuptohet, shpërblimi është i pamasë sepse besimi, kënaqësia, mirëqenia dhe përparimi i qytetarëve, me këtë edhe i vendit, nuk kanë çmim!”, ka thënë Xhaferi.

“Që të jetë organizimi dhe funksionimi në përputhje me Kushtetutën, duhet që të gjithë faktorët, siç është shërbimi i Kuvendit, asistentët e grupeve parlamentare dhe kuptohet, deputetët, të jenë të vetëdijshëm për detyrën që e kanë, të jenë të gatshëm dhe profesional për këtë. Me këtë rast, ndërtimi i kapaciteteve të tyre personale, do të thotë ndërtim të kapacitetit institucional, me çka do të kemi efektivitet dhe efikasitet të zmadhuar në punën e Kuvendit dhe trupave të Kuvendi”, është shprehur Xhaferi.

Në kuadër të Memorandumit për mirëkuptim, OSBE-ja u orientua pikërisht në përforcimin e rolit përfaqësues nëpërmjet ndërtimit të kapacitetit institucional, si edhe të kapaciteteve të involvuara, respektivisht deputetët, asistentët dhe këshilltarët. Me ç ‘rast, fokusi ishte në Rrjetin parlamentar për kontakt me qytetarët, me ç ‘rast u hapën 46 zyra a para do kohe 65 prej tyre u pajisën me pajisje të Teknologjisë Informatike si kompjuterë, monitorë dhe printerë. Paraprakisht, dhashë pëlqim për sigurimin e mjeteve financiare me Buxhetin për vitin 2021 për angazhimin deri në 75 personave prej më 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2021, me shumë bruto të përcaktuar të kompensimit mujor për punën e tyre.

Ai ka theksuar se sa me rëndësi është lidhja e deputetëve me qytetarët- zgjedhës nga e marrin legjitimitetin duke theksuar në përvojën personale.

“Pa dallim në atë që Kuvendi ka dyer të hapura për qytetarët, puna e tij është transparente dhe transmetohet drejtpërdrejtë, deputetë kanë zyrat e veta në suazat e objektit ku mund të pranojnë edhe palë, përsëri, asgjë nuk mund të krahasohet me afërsinë dhe dispozicionin e të zgjedhurve të popullit me ato që u kanë dhënë legjitimitetin, respektivisht qytetarët në Zyrat për komunikim me qytetarët. Prandaj, ruajtja e lidhjes dhe kontaktit me njësinë zgjedhore është treguesi më i mirë për atë sa doni dhe sa mundeni të jeni në rrjedhë me vështirësitë reale dhe problemet konkrete me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë. Duke u nisur nga kjo, të gjetet edhe zgjidhje realisht e realizueshme për të njëjtat. Edhe unë personalisht, në asnjë çast nuk mendova, as që e nisa çështjen e shpërnguljes nga shtëpia ime në Forinë dhe të shkurtoj humbjen e kohës në udhëtim, sepse jam i vetëdijshëm në pikërisht të kundërtën, se kjo është kohë e mbetjes në kontakt me jetën reale dhe problemet reale dhe kuptimin e tyre më të mirë. Kuptohet se në këtë mënyrë do të mund të shfrytëzohet edhe roli ligjvënës i Kuvendit, respektivisht, nxjerrja e zgjidhjeve ligjore të cilat realisht do e lehtësojnë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

R Zh

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...