Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi: Ideja është që vetëm deputetët e infektuar të punojnë online

Shkup, 24 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot deklaroi se opozita në kohë është njoftuar me idenë për propozimin për punë në distancë të deputetëve në rast të Kovid-19 dhe vetizolim duke potencuar se plotësimi i Propozimit në Rregulloren e Kuvendit ka të bëjë me deputetët të cilët do të kenë vendim nga institucioni përkatës dhe nëse gjendja u lejon të kyçen onlajn, gjegjësisht nëse janë raste asimptomatike ose me simptoma të lehta në shërim shtëpiak.

“Thirrja deri te deputetët e opozitës është të mbesin të kyçur në punën e Kuvendit. Në kohë janë kumtuar të gjitha idetë. Tre muaj flasim për atë. Kuvendi tërësisht nuk do të punojë onlajn. Kjo nuk është ideja”, deklaroi Xhaferi për MIA-n.

Sipas tij, që të ofrohet përgjigje adekuate për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.

Për paralajmërimet e deputetëve opozitar se nuk do të marrin pjesë në punën e koordinimeve dhe në disa seanca, Xhaferi thekson se Kuvendi duhet të jetë funksional, atë që të gjithë kanë bërë përpjekje në fushatat e tyre. Thekson gjithashtu se kjo është situatë specifike e pandemisë e cila nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime tjera.

Gjatë kësaj jave sipas njeriut të parë të shtëpisë ligjdhënëse do të kthehen në punë deputetët të cilët ishin pozitivë në Kovid-19 ose në vetizolim, ashtu që mund të pritet shumica të ketë 61 vota. Megjithatë paralajmëron se ajo asnjëherë nuk dihet duke e pasur parasysh pandeminë, por edhe rrethanat tjera. Sipas Xhaferit, propozimi, i cili është në procedurë të shkurtuar, pas votimit të nevojës nga sjellja, duhet të kalojë në Komision, ndërsa pastaj sërish të kthehet në votim në seancë plenare, ashtu që nuk dihet saktë se kur mund të sillet.

Ai konfirmon se plotësimin e Rregullores së shumicës qeveritare mund ta sjellë edhe pa mbështetje të opozitës, sepse ka nevojë për diçka të tillë. Duke e arsyetuar këtë qëndrim Xhaferi ka potencuar se ka punë dhe ligje të cilat janë kushtëzuar nga pandemia me Kovid-19 dhe duhet të votohen duke shtuar se mosdhënia e mbështetjes nga ana e opozitës për to nuk është në bashkëngjitje të tyre.

Në propozim nuk ka asgjë të qartë se puna onlajn do të jetë vetëm përderisa deputetët janë pozitivë në Kovid-19 ose në vetizolim por: “derisa prania e deputetit në seancën e Kuvendit paraqet rrezik për shëndetin e deputetëve tjerë, deputeti është i obliguar për atë menjëherë ta njoftojë se në seancë do të marrë pjesë dhe vendosë në distancë”. Në atë rast deputeti njëkohësisht në mënyrë elektronike i dorëzon kryetarit dokument nga organi kompetent me të cilin konfirmon se nuk mundet personalisht të marrë pjesë në seancë në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, i cili është edhe propozues i plotësimit, thotë se nëse opozita ka vërejtje në këtë kuptim duhet t’i dorëzojë dhe ato të shqyrtohen,

Ai përsërit se nga dorëzimi formal i propozimit më 16 nëntor, për çka ideja ishte diskutuar tre muaj, kanë kaluar dhjetë ditë, ndërsa shtatë ditë deri te vënia e rendit të propozuar të ditës për seancën të enjten.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dorëzoi propozim për plotësim të Rregullores për punë në Kuvend me çka u është mundësuar deputetëve me Kovid-19 ose në vetizolim të mund të kyçen onlajn në vendosjen e seancave plenare dhe në seancat e trupave të punës.

Në lidhje me vërejtjet e mediumeve se nuk kanë mundësi për raportim dhe transmetim të seancave nga komisionet kuvendore, Xhaferi thotë se bëhen përpjekje të pajisen sallat 3 dhe 4 në Kuvend që të mund të ndërmerret transmetimi dhe të ketë fotografi direkte.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...