Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi: Ideja për kryeministër shqiptarë është reale, buron që prej para 11 viteve

Shkup, 3 korrik, zhurnal.mk – Bartësi i njësisë zgjedhore numër 5 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi dje realizoi takim me qytetarët nga Mavrova, f. Skudrinje, transmeton Zhurnal.

Ai para qytetarëve sqaroi idenë për kryeministër shqiptar si një ide reale dhe shumë e nevojshme për barazinë e plotë mes dy etniteteve më të mëdha në vend.

Xhaferi mes tjerash tha se shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të udhëheqin edhe me pozita të larta në shtet edhe atë kanë qenë shumë të suksesshme.

“Ideja për kryeministër shqiptar është reale dhe ajo buron që prej para 11 viteve, kur u theksua në kongres partiak në kohë kur funksionet më të rëndësishme shtetërore i kanë udhëhequr përfaqësues të popullit maqedonas. Atëherë lideri ynë ka shprehur ide publike dhe nevojë për barazi dhe për ndarje të përgjegjësisë në menaxhimin me institucionet. Me kalimin e kohës kjo edhe u dëshmua me marrjen e funksionit ministër i Mbrojtjes”, ka deklaruar bartësi i listës, Talat Xhaferi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!