Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi – Koja: Punë alternative e Kuvendit në kushte të pandemisë dhe miratim të ligjeve reformuese

Shkup, 9 shtator – Nevoja për domosdoshmërinë e mundësimit të të punuarit alternativ të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të pandemisë ose gjendjeve tjera të paparashikuara, për nxjerrjen e ligjeve reformuese në vigjilje të konferencës ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, nevojën për shqyrtimin e sërishëm të Ligjit kundër diskriminimit, për konfirmimin e vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për ndryshimin e Rregullores në përputhje me atë që u akordua përmes Dialogut Zhan Mone, ishin disa nga temat e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i Xhaferit, u fol edhe për rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike, si dhe për bashkëpunimin me Shtëpinë Ligjvënëse.

Kryetari Xhaferi potencoi se e çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, kontributin e OSBE/ODIHR me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, si edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kuvendit me Misionin e OSBE-së në Shkup.

Ai theksoi se Asambleja Parlamentare e OSBE-së, ku merr pjesë aktive Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet lidhje vitale ndërmjet Organizatës dhe deputetëve të cilët janë drejtpërdrejt të zgjedhur nga qytetarët.

Ambasadori Klemens Koja, thuhet në kumtesë, e përgëzoi kryetarin Xhaferi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të bashkëpunojë me dhomën ligjvënëse në zbatimin e proceseve reformuese.

Bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të përforcimit pavarësisë parlamentare, të funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë plan.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...