Xhaferi: Komision anketues për zjarrin në Tetovë pasi që të përfundojë hetimi

Shkup, 28 shtator – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konsideron se propozimi për formimin e Komisionit anketues për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është i hershëm. Komisioni anketues, sipas tij, mund të formohet pasi që të përfundojë puna e organeve hetuese dhe gjyqësore.

 

“Komisioni anketues nuk mund të shqyrtojë çështje të cilat janë në kompetenca të organeve hetuese dhe gjyqësore. Zakonisht edhe komisionet paraprake anketuese, siç ishin për ngjarjet e Gostivarit dhe për Sopotin, u formuan post festum. Sipas Rregullores, Kuvendi nuk ka kompetenca gjyqësore dhe hetuese. Hetimi është në rrjedhë dhe kur të ketë konkludim nga institucionet kompetente, atëherë mund të përfshihet Kuvendi përmes Komisionit anketues për t’i konstatuar apo për t’i hedhur poshtë rezultatet e këtyre organeve”, deklaroi Xhaferi pas takimit të sotëm me mediumet.

Pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, opozita parashtroi kërkesë në Kuvend për formim të Komisionit anketues, por ai u kthye me arsyetimin se është i parregullt sepse nuk ishte dërguar me emrin kushtetues të shtetit.

Related posts

Filipçe njofton për rekord të vaksinimeve: Virusi shpërndahet te të pavaksinuarit

D V

Bislimovski: Me USAID-in i kemi hartuar të gjitha aktet nënligjore me të cilat mbrohen konsumatorët

D V

Drejtori i BSP-së Tasevski për vizitë në kufirin jugor bashkë me ambasadorin italian Silvestri

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More