Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi – Kop: Çështja për anëtarësim në BE nuk është nëse, por kur

Shkup, 26 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop në të cilën shprehu mirënjohje për mbështetjen holandeze të politikës së zgjerimit të BE-së, si edhe mbështetjen e fuqishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e zbatimit të reformave.

Xhaferi, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, shprehu keqardhje që gjatë kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian nuk u tejkaluan dallimet me Bullgarinë dhe me këtë nuk u hap rruga drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

“Duke theksuar se kanalet e komunikimit mbesin të hapur dhe dialogu mes dy shteteve vazhdon, Xhaferi shfaqi shpresë se në periudhën në vijim dallimet do të tejkalohen. Ai theksoi se shumica qeveritare e formuar pas zgjedhjeve në korrik, mbetet tërësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe vazhdon të punojë në mënyrë intensive në realizimin e të gjitha aktiviteteve për evropianizimin e vendit dhe afrimin e tij në strukturat euroatlantike”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Jan Kop e përuroi shtetin që në kushte të qeverisë teknike, gjendjes së jashtëzakonshme dhe pandemisë, arriti të mbajë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të formojë Qeveri për një kohë të shkurtër. Fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut mori dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në mars të vitit 2020, sipas Jan Kop do të thotë se çështja e anëtarësimit të shtetit në BE nuk është nëse, por kur.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për zhvillimin e procesit ligjvënës në kushte të pandemisë, a e lavdëruan edhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy shteteve në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare parlamentare si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Unionit Inter-Parlamentar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Dezinfektohet dhe pastrohet tërësisht parkingu te Sh.F. Liria

Z H

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...