Xhaferi: Kurban Bajrami, festë e solidaritetit, bamirësisë, zemrave dhe mendimeve të pastra

Shkup, 20 korrik – Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi I uroi qytetarët, pjesëtarë të besimit islam, me rastin e festës myslimane, Kurban Bajramit.

 

“Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju uroj festën e madhe myslimane, Kurban Bajramin, festën e solidaritetit, bamirësisë, zemrave dhe mendimeve të pastra. Kjo festë, si edhe gjithë festat në përgjithësi, janë ditë të cilat krijojnë një ndjenjë ndryshe te njerëzit, nxisin buzëqeshje të sinqerta dhe gëzim dhe ngrohtësi në zemër”, thueht në urimin e Xhaferit me rastin e Kurban Bajramit.

Mblidhen anëtarët e familjeve, të shpërndarë anembanë botës, ndahen lajmet e mira, por edhe ato pikëlluese. Janë raste ku i kujtojmë ato që nuk janë më në mjedisin tonë fizikisht, por për të cilët kujtimin e ruajmë përjetësisht.

“Jeta është një mrekulli në vete, por di edhe të godasë fortë. Pra, pikërisht atëherë del në sipërfaqe madhështia dhe forca e bashkimit dhe bashkëveprimit të njerëzve kudo që të jenë. Jemi dëshmitarë të humbjeve të pazëvendësueshme nga KOVID-19 dy vitet e fundit, por edhe të fatkeqësive natyrore të shumta, fatkeqësi që shkaktojnë humbje njerëzore dhe materiale. Le të jetë festa e Kurban Bajramit, me gjithë simbolikën që e bart në vete, vetëm edhe një rikujtues për të gjithë ne, të çmojmë jetën, të çmojmë dhe respektojmë njëri tjetrin, çdo çast, çdo ditë, në çdo vend. Të shtrijmë dorën e mbështetjes edhe ndaj të afërmit, edhe ndaj të largëtit, ndaj fqinjit apo familjes, ndaj të njohurit apo të panjohurit, pa dallime. Para së gjithash, dhe mbi të gjitha, jemi njerëz që kanë nevojat dhe dëshirat e njëjta, të drejtat dhe obligimet e njëjta”, thuhet në urim.

Uroj që festën ta kaloni me shëndet të mirë, në çaste hareje dhe gëzimi familjar, paqe shpirtërore dhe mirëqenie për të gjithë! Urime Kurban Bajrami!”, ceket në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e festës së Kurban Bajramit. 

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

Fillon projekti për parkun e parë me erë Bogosllovec, investim prej 61 milionë euro

D V

Punohet në shuarjen e zjarrit të madh pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në Veles

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More