Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi: Kuvendi nuk do të mblidhet, Presidenti do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Shkup, 18 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot për Mia-n ka deklaruar se po e pret propozimin e kryeministirt teknik Oliver Spasovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e të cilën do ta përcjellë deri tek presidenti i shtetit i cili i ka kompetencat për këtë gjë, informon Zhurnal.

Xhaferi ndanë mendimin me ekspertë të caktuar se pas vetshpërbërjes dhe shpalljes së zgjedhjeve, Parlamenti nuk mundet përsëri të mblidhet.

Zgjedhjet sipas kryetarit të Kuvendit do të shtyhen me rregullore nga ana e Qeverisë, në bazë të nenit 126 të Kushtetutës.

Në bazë të nenit 125 nga Kushtetuta, nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta sjellë Presidenti i shtetit dhe i’a dorëzon Kuvendit sapo të jetë e mundur të mblidhet.

Neni 126 thotë se Kushtetuta përcakton se nëse ekziston gjendje lufte apo e jashtëzakonshme, Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin sjellë rregullore me fuqi të ligjit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...