Xhaferi: Lutjet tona janë me qytetarët e shteteve të goditura nga moti i keq

Shkup, 18 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një postim në Facebook shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Evropën Perëndimore si pasojë e vërshimeve. Kjo sipas tij paraqet një rikujtim për mbrojtjen e ambientit.

 

“Me keqardhje i ndjek lajmet për vërshimet shkatërruese në Evropën Perëndimore, të cilat për fat të keq morën edhe jetë njerëzore. Natyra është e pamëshirshme, ndryshimet klimatike për çdo ditë na rikujtojnë se mosndërgjegjja e njeriut, zbatimi i ngadalësuar i masave të mbrojtjes së mjedisit jetësore dhe mosrespektimi i ambientit kanë pasoja afatgjate.

Mendimet dhe lutjet tona janë me qytetarët e Gjermanisë Belgjikës, Holandës, Turqisë dhe të gjitha shtetet e goditura nga moti i keq.”, shkruan Xhaferi

Related posts

Kemi Qeveri me makina luksoze, e zjarrfikës me makina të vjetra – tha Sela

N E

VMRO-DPMNE: LSDM të mbështesë Rezolutën në Kuvend

D V

Kasami për Srebrenicën: Nuk do ta harrojmë asnjëherë masakrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com