Maqedoni

Xhaferi me urim për ditën e pavarësisë: Qëllimi i radhës, anëtarësimi në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar urim me rastin e 8 Shtatorit, ditës më të rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e shtetit – Ditën e Pavarësisë.

“Bashkë, rritemi, ballafaqohemi për çdo ditë me sfida të ndryshme, situata, kriza të natyrave të ndryshme, dhe gjithë këtë e bëjmë bashkë, si familje sepse kjo është mënyra më e mirë, kështu jemi më të fuqishëm dhe kështu jemi të pamposhtur. Asnjë sfidë nuk është aq e madhe për fuqinë dhe pathyeshmërinë e bashkimit, bile edhe pandemia e KOVID – 19 e cila e ka kapluar tërë rruzullin Tokësor dhe i vë në test sistemet shëndetësore dhe ekonomike të shteteve. Do e tejkalojmë edhe këtë, bashkë, me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore dhe të tjera, edhe pse kjo do të thotë ndryshim i tërësishëm i mënyrës së vendosur të jetës, ku përqafimi i ngrohtë është ilaçi më i mirë për çdo vështirësi. Do të vazhdojmë të dërgojmë mendime të mira, pozitive të cilat do të përhapin energji e cila bashkon dhe jep fuqi. Edhe pse zilja e shkollës këtë vit do të bjerë më vonë dhe ndryshe, të gjithë nxënësve dhe studentëve u uroj vit të suksesshëm mësimor dhe dëshira për dituri le të jetë udhërrëfyesi i vetëm nëpër jetë”, thekson Xhaferi në urim.

Republika, siç thekson ai, ndër vite, ka përjetuar dhe mbijetuar një sërë krizash, bile edhe konflikt, mirëpo, gjithmonë e ka ditur rrugën e vet dhe drejtimin dhe qëllimin që e ka pasur si udhërrëfyes në atë rrugë.

“Provë se është në rrugën e vërtetë është edhe suksesi i madh i këtij viti, anëtarësimi i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, aleancën e fuqishme ushtarake-politike, dhe ky është sukses për ne, për mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit. Vazhdojmë më tutje, kah qëllimi i radhës, anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Që kjo ëndërr të bëhet realitet, doemos duhet të mbajmë dinamikën e njëjtë, pasionin dhe përkushtimin e njëjtë dhe gjithsesi, besimin se do të arrijmë sukses. A sukses do të kemi nëse ndërtojmë institucione funksionale të cilat në çdo çast, në çdo kënd të atdheut tonë të shkëlqyer, do të punojnë dhe kontribuojnë në mënyrë të barabartë, sinqerisht dhe në mënyrë transparente, do i trajtojnë qytetarët tanë dhe të drejtat e tyre në mënyrë të drejtë. Për arsye se ashtu duhet atdheu, kur edhe atdheu të do ty, sinqerisht dhe pa rezerva. Atëherë, ti ia kthen me kujdes, me besnikëri dhe dashuri dhe do që fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tu të vazhdojnë të duan, të ruajnë dhe ndërtojnë vendin ku kanë lindur prindërit, paraardhësit e tyre dhe këtu ti hapin krahët dhe të arrijnë majat më të larta. Të nderuar, gëzuar dhe e përjetshme qoftë, le të rritet dhe zhvillohet ekonomikisht e fuqishme, evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut!”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Postime të ngjashme

Diskriminim etnik gjatë punësimit, përkatësia etnike e rëndësishme për të fituar kolltuk shtetërorë

admin

Protestë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit

admin

Filipçe: Ka kuadro të mjaftueshme, i zgjerojmë kapacitetet spitalore

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...