Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

Shkup, 10 maj – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, në organizim të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë, e cila për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid – 19 u mbajt në formatin virtual.

Konferencën e hapi kryetari i Bundestagut, Volfgang Shojble i cili bëri thirrje për mbrojtjen e demokracisë reprezentative, për mbrojtjen kundër diskriminimit dhe kundër fjalimit të urrejtjes në rrjetet sociale, dhe për këtë qëllim, kërkoi rregullim të punës së gjigantëve të mëdhenj të internetit ku shpesh herë plasohen lajmë të rrejshme dhe të njëjtat u bëjnë dëm shoqërive tona. Si folës hyrës në Konferencë u drejtuan prof. dr. Zhanet Hofman dhe dr. Françeska Bria, eksperte të fushës. Në suazat e debatit, kryetarët e parlamenteve diskutonin për përfitimet dhe sfidat e digjitalizimit dhe shfrytëzimin e inteligjencës artificiale dhe nevojën për rregullimin përkatës të modeleve të reja të komunikimit në nivelin kombëtar dhe atë evropian.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi tha se hapësira digjitale ofron një hapësirë të pacensuruar për shprehjen e mendimeve, duke e pasur parasysh lirinë e të shprehurit, mirëpo në të njëjtën kohë, është edhe një truall i frytshëm për përhapjen e fjalimit të urrejtjes, të lajmeve të rrejshme me qëllim të krijimit të pasqyrave të gabuara dhe të rrejshme për çështje konkrete dhe për manipulimin e të menduarit të personave që u nënshtrohen ndikimeve, që nuk i verifikojnë faktet dhe burimet e lajmeve dhe besojnë në gjithçka që është servuar në rrjet dhe me këtë bëhen pjesë e veprimeve destruktive dhe manipuluese dhe të forcave që kanë prapavija të zymta dhe të paqarta

“Parandalimi i këtyre dukurive negative është obligim i organeve kompetente nacionale, natyrisht, në bashkëpunim të ngushtë me organet ndërkombëtare. Por, jo më pak e vogël është detyra e të gjitha institucioneve, organizatave joqeveritare dhe në instancë të fundit, e çdo një qytetari që individualisht të japë kontributin e vet të çmuar”, tha Xhaferi.

Me fillimin e pandemisë, edhe ne, si edhe gjithë bota demokratike, u ballafaquam me pamundësinë e funksionimit normal të dhomës ligjvënëse. Domosdoshmëria e respektimit të protokolleve shëndetësore në njërën anë, urgjenca e nxjerrjes së ndryshimeve të Rregullores për punën e Kuvendit, situatat e mungimit të deputetëve për shkak të sëmurjes me KOVID-19, ndonjëherë impononin kushte të pamundshme të punës.

“Bëmë përpjekje të përshtatemi ndaj funksionimit onlajn të Kuvendit mirëpo, për fat të keq, nuk hasëm në mirëkuptim nga opozita.  Akoma te përfaqësues të caktuar politikë ka mendim se vetëm me prezencë fizike, në sallë plenare, do të mund vërtetë të arrihet te qytetarët, diçka me të cilën unë nuk pajtohem”, tha Xhaferi.

Siç kumton Kuvendi, përfundimi i përgjithshëm ishte se veglat digjitale janë të dobishme për inkuadrimin më të madh të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe për demokratizimin më të madh të shoqërisë, por të njëjtat duhet të përdoren me kujdes dhe të sigurohet se çdo qytetar ka qasje në internet dhe në përdorimin e këtyre veglave. Në anën tjetër, u notuan edhe rreziqet nga shfrytëzimi i rrjeteve sociale dhe rregullimi i tyre i pamjaftueshëm si mediumet tjera, që vetvetiu hap mundësi për plasimin e lajmeve të rrejshme të cilat shpesh herë shfrytëzohen për çrregullimin e proceseve demokratike dhe rezultateve zgjedhore.

Pjesëmarrësit u pajtuan se për pranimin e tërësishëm të digjitalizimit nevojiten investime të konsiderueshme në infrastrukturë për shfrytëzimin e tyre dhe investim në arsimin e qytetarëve për atë se si ti shfrytëzojnë burimet prej të cilave pranojnë informata dhe si të njohin lajme të rrejshme. Në konferencë morën pjesë 33 kryetarë të parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të BE-së, tre kryetarë të vendeve kandidate për anëtarësim, nga Parlamenti Evropian dhe tre kryetarë nga vendet evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, si mbikëqyrës.

Postime të ngjashme

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Mariçiq: Bashkëpunimi rajonal kyç për luftë kundër krimit të organizuar

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...