Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi në takim me ambasadoren gjermane: Vendi si anëtare e NATO-s vazhdon me përmbushjen e obligimeve

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me Ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ankel Gizel Holstein.

Kryetari Talat Xhaferi shprehu falënderim ndaj Republikës Federative të Gjermanisë dhe Ambasadës në Shkup për mbështetjen dhe ndihmën e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë dhe shfaqi shpresë se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë edhe në nivel parlamentar.

Në lidhje me integrimet euroatlantike, Kryetari Xhaferi theksoi se vendi si anëtar i NATO-s vazhdon së përmbushuri obligimet nga anëtarësimi dhe se fillimi i pritur i negociatave për anëtarësim deri në fund të këtij viti në kuadër të kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, institucionet shtetërore dhe Kuvendi do të kenë rol kryesor në realizimin e të gjitha proceseve reformuese. Gjithashtu, kryesimi i përbashkët me Bullgarinë në kuadër të Procesit të Berlinit këtë vit hap mundësi për avancimin e bashkëpunimit dhe për mbështetjen e eurointegrimeve të vendeve të rajonit.

Ambasadorja Holstein shprehu urim për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dëshmi për punën e suksesshme në mandatin paraprak, me pritje për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në këtë përbërje parlamentare. Ajo shprehu keqardhje për prolongimin e bursës parlamentare për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë, duke shpresuar se kjo do të vazhdojë vitin e ardhshëm.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe numrit të rritur të personave të kualifikuar që shkojnë në punë në Republikën Federative të Gjermanisë, Ambasadorja Holstein theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doemos duhet të gjejë modalitete për angazhimin e të rinjve në vend dhe për parandalimin e shkuarjes së kuadrove jashtë vendit, veçanërisht pas hapjes së negociatave për anëtarësim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Çair, s’ka të lënduar

T E

Mikrobiologu Panovski propozon të vendoset orë policore

E.E.

Carovska: Me reformat e reja zvogëlohet numri i lëndëve, ndërsa rritet cilësia e arsimit

Z H

Ambasada e SHBA-së: Nuk mbështesim rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese

T E

Nuk hapen kufijtë me vendet tjera fqinje, nëse nuk ndryshon numri i të të infektuarve

T E

Qeveria miraton Propozim-ligjin për Mbështetjen financiare për pagesën e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...