Xhaferi në takim me Sagarcin: Kuvendi vazhdimisht punon në agjendën për eurointegrime

Shkup, 30 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputetin Kristijan Sagarc, raportues në hije për Maqedoninë e Veriut nga Partitë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, i cili është në vizitë pune dyditëshe në vend.

 

Xhaferi, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, shpreson që vizita e eurodeputetit Sagarc do të jetë një mundësi e mirë që të fitojë pasqyrë të qartë për gjendjet aktuale dhe portofolin e shtetit, përkatësisht për gatishmërinë tonë për t’i filluar negociatat në bazë të kritereve të plotësuara dhe meritave.

Ai shprehi edhe mirënjohje ndaj Republikës së Austrisë për përkushtimin e fortë për të siguruar perspektivë evropiane për vendet e rajonit dhe për ta zhbllokuar e përshpejtuar procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.

“Lidhur me ngecjen aktuale me të cilën po përballemi, Xhaferi shpreson që pas formimit të institucioneve në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare, do të intensifikohet dialogu për gjendjen e zgjidhjes për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare e cila do ta shënojë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai theksoi që Kuvendi në vazhdimësi punon në agjendën e eurointegrimit dhe është i përgatitur për të gjithë hapat e ardhshëm që e presin vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa informoi edhe për regjistrimin e popullatës që vijon në shtator dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në tetor”, theksohet në kumtesë.

Deputeti Sagarc njoftoi se ai, si raportues në hije për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti Evropian, në këtë vizitë të tij të parë të shtetit e vëren zhgënjimin për shkak të ngecjes në procesin e eurointegrimeve dhe shprehu mirëkuptim për shkak se vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai theksoi se pozicioni i Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian është se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, përpjekjet në Bashkimin Evropian duhet të fokusohen drejt hapjes sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Duke theksuar që partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë zhvillohet edhe në sfera tjera, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe në lidhje me luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe gjatë kësaj e përshëndetën bashkëpunimin e ndërsjellë nëpërmjet prezencës së forcave policore austriake në kalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

LIVE: Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti arrijnë Tetovë (VIDEO)

D V

Të dënohen ashpër mediat që nxisin urrejtje!

R Zh

Ky është kandidati i PDSH-së për komunën e Gostivarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More