Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi në takim me Thimonier: Kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Christian Thimonier.

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen nga Republika Franceze në përpjekjet për përmbushjen e prioriteteve strategjike të vendit dhe kënaqësi për bashkëpunimin e frytshëm bilateral.

Ai informoi për aktivitetet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, si edhe miratimin e legjislacionit që ka të bëjë me procesin evropian, luftën kundër Covid-19 dhe përpjekjet për mënjanimin e pasojave ekonomike nga pandemia.

Ambasadori Thimonier drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme.

Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të urointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi.

“Në takim u theksua se vazhdimësia dhe thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Nacionale dhe Senatit të Republikës së Franceze, mund të kontribuojnë në masë të madhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve. Duke e nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, bashkëbiseduesit shprehën shpresë se vizitat e biseduara kthyese të parlamentarëve francezë në Maqedoninë e Veriut do të realizohen sapo të përmirësohen kushtet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Postime të ngjashme

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...