Xhaferi nesër në mbledhje të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Evropës Juglindore

Shkup, 23 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  nesër do të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, të përkushtuar ndaj zgjerimit.

Takimi mbahet në Budapest, dhe i njëjti tradicionalisht organizohet na ana e Kuvendit të Republikës së Hungarisë çdo dy vite.

Në takim, krahas kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Grupit të Vishegradit. Është parashikuar që në pjesën hyrëse të takimit të drejtohen me fjalë Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheli dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover, pas të cilëve do të vijojnë fjalimet e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe fjalimin e Kryetarit Talat Xhaferi.

Në takim është paraparë të miratohet dhe nënshkruhet Deklaratë e përbashkët nga ana e pjesëmarrësve, e cila do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane.

Related posts

Më 28 dhe 29 korrik në Shkup mbahet takim Zaev, Rama dhe Vuçiç

Z H

KSHZ -ja hodhi poshtë dy ankesa për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore

D V

Carovska: Vitin e kaluar u pa se nuk ka transmetim të coronavirusit në procesin arsimor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More