Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi për në ora 13:00 caktoi seancë për shtyrje të regjistrimit

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Qeveria ka ridërguar ligjin për shtyrje të regjistrimit në Kuvend, ndërsa kryeparlamentari Talat Xhaferi e caktoi seancën për në ora 13:00. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është decide se nuk do të japin dritë të gjelbërt për shtyrje të regjistrimit, informon Zhurnal.

Përpos propozim ligjit për ndryshim të ligjit për regjistrim, me procedurë të shkurtuar në rend dite në seancë është edhe propozim ligji për ndryshim të kodit zgjedhor.

Por dilema është nëse ligjërisht tani duhet të ndërpritet regjistrimi, sepse sipas ligjit aktual, regjistrimi është dashur të fillojë sot. Por siç duket ligji do të shtyhet për në shtator.

Juristët shprehen se nuk paraqet shkelje juridike fakti që nuk ka filluar regjistrimi sepse edhe po të fillonte, i njejti mund të ndërpritet dhe të shtyhet.

Nga ESH shprehen se deri në përfundim të procedurës në Kuvend, regjistrimi nuk do të fillojë.

Dje edhe pas koordinimit gjashtë orës tek Xhafeir, shefët e grupeve të deputetëve nuk arritën të dakordohen që të caktohet seancë për shtyrje të regjistrimit, por ja që sot këtë e bëri Xhaferi për në ora 13:00.

Sipas ligjit aktual, regjistrimi i popullsisë fillon më 1 prill, dhe përfundon më 21 prill. Ligji i ri parasheh që ai të shtyhet për më 5 shtator, e të përfundojë më 30 shtator. Kjo ndodhi përshkak nevojës për imunizim të popullatës dhe përshkak gjendjes së shkaktuar nga kovid 19.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...