Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi për Zhurnal: Teknikisht mund të ndodhë gjithçka, ndërsa praktikisht zgjedhjet nuk mund të shtyhen

Shkup, 3 janar, zhurnal.mk – Pas tejkalimit të mosmarrëveshjeve me VMRO-DPMNE-në rreth miratimit të ligjeve dhe propozimit për ministër të brendshëm, Zaev sot nënshkroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe Kuvendi konstatoi të njejtën, me çka edhe zyrtarisht hapet rruga për Qeverinë teknike. Sot në mesditë Presidenti Pendarovski kreu autorizimin e tij duke ia dhënë mandatin e kryeministrit, Oliver Spasovskit i cili në mesnatë duhet të zgjidhet kryeministër teknik.

Konkretisht, sipas Marrëveshjes së Përzhinos sot duhet të përfundon akti i formimit të qeverisë teknike e cila do të votohet nga Parlamenti 100 ditë para ditëve të zgjedhjeve nëse zgjedhjet mbahen me 12 prill të këti viti.

Opinioni ishin dëshmitarë gjatë javëve të kaluara ku disa herë tanimë ish kryeministri Zaev të paralajmëron edhe shtyrje të zgjedhjeve për shkak sipas tij obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së. Por tanimë që sonte në mesnatë pritet të votohet Qeveria teknike, a mund të kemi tentime për shtyerje të zgjedhjeve të 12 prillit?

Siç shkruam edhe më parë, Marrëveshja e Përzhinos parasheh që Qeveria teknike formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në këtë rast 12 prill, por e njejta nuk precizon që zgjedhjet e dakorduara nga krerët politik të mund të prolongohen.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi edhe ekspertë juridik për të pyetur lidhur me këtë çështje se çfarë ndodhë nëse ndonjë parti politike bën obstruksione dhe tenton të shtyjë zgjedhjet e dakorduara më 12 prill, gjegjësisht se a mund të shtyhen zgjedhjet që janë paraparë të mbahen në këtë datë?.

Sipas profesorit universitar Mersim Maksuti parimisht zgjedhjet e dakorduara më 12 prill nuk mund të shtyhen dhe tanimë duhet respektuar kjo datë sepse qeveria kalimtare ka mandat ligjorë 3 muaj sipas Përzhinos.

Por ai përmend edhe qasjen tjetër sepse sipas kushtetutës përbërja e tanishme parlamentare ende nuk është shpërbërë dhe zgjedhjet zyrtarisht nuk janë shpallur që do të thotë se edhe mund të shtyhen. Por profesori Maksuti mes dy qasjeve, thotë se duhet të respektohet qasja e parë.

“Parimisht jo nuk mund të shtuyhen zgjedhjet e 12 Prillit dhe duhet tashmë respektuar kjo datë ngase qeveria teknike e ka mandati ligjor 3 muaj sipas M.Përzhinos por sipas Kushtetutës ende nuk është shpërbër Kuvendi dhe nuk është shpallur data e zgjedhjeve për deputet gjë që do të thotë se mund të shtyhen. Por në fund midis këtyre dy qasjeve duhet vlejtur dhe respektuar e para”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersim Maksuti.

Nga ana tjetër edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi për Zhurnal thotë se teknikisht mund të ndodh gjithçka por praktikisht gjërat janë të lidhura.

Ai thotë se disa e sotme është e lidhur me aktin e shpërbërjes së Parlamentit që pritet të ndodhë më 11 shkurt, dhe kjo është çështje e marrëveshjes politike.

“Teknikisht mund të ndodhë gjithçka, ndërsa praktikisht gjërat janë të lidhura njëra me tjetrën. Dita e sotme është e ndërlidhur me aktin e shpërbërjes së Parlamentit dhe me zgjedhjet. Këto janë çështje të marrëveshjeve domethënë janë të ndërlidhura. Në aspekt procedural nuk mund të shtyhen zgjedhjet pas ditës së sotit”, ka deklaruar për Zhurnal, kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...