Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi-Petroviq: Bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të vazhdojë në nivele të larta

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq.

Ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu shpresë se bashkëpunimi i hapur dhe miqësor dhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, të cilat ishin intensive në periudhën e kaluar, do të vazhdojnë edhe në të ardhme.

Ambasadorja Petroviq foli shkurt edhe për gjendjen politike në Malin e Zi pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kryetari Xhaferi e përshëndeti avancimin e Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do të arrijë të finalizojë atë pjesë të procesit të aderimit. Ai theksoi se pret deri në fund të vitit të organizohet edhe konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të paraqiste edhe fillimin oficial të negociatave për anëtarësim.

Kryetari Xhaferi informoi se pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 dhe formimit të shumicës parlamentare, Kuvendi i formoi edhe trupat punues, a së shpejti do të formohen edhe delegacionet në asambletë ndërkombëtare dhe grupet parlamentare të bashkëpunimit. Në fund, ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të nismave rajonale ku marrin pjesë deputetë të dy shteteve.

Postime të ngjashme

Të sëmurët kronik me peticion, Qeveria të mos i kthejë në punë

T E

Qeveria vendosi: Më 12 tetor hapen kufijtë me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...