Maqedoni

Xhaferi pret në takim lamtumirës ambasadoren japoneze, Haneda

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator – Në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadoren e Mbretërisë së Japonisë në vendin tonë, Sh.S. Keiko Haneda, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Ambasadën japoneze, respektivisht me ambasadorin e parë rezident, Sh.S. Haneda dhe në këtë drejtim, theksoi se pret që në periudhën e ardhshme të vazhdojë ky bashkëpunim edhe me ambasadorin e ri, me çka do të vazhdojë trendi i përforcimit të relacioneve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.   Kjo do të rezultojë me rritjen e investimeve japoneze dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e medicinës, turizmit, kulturës dhe fushave tjera.

“Në këtë periudhë, para nesh janë tre prioritete të mëdha. Presim në muajin dhjetor të këtij viti hapje të negociatave aderuese me BE-në, luftë me epideminë e shkaktuar nga KOVID-19, si edhe menaxhimin e pasojave për ekonominë të shkaktuara nga kjo pandemi, dhe unë pres se do ballafaqohemi suksesshëm me këto sfida,” theksoi Kryetari Xhaferi.

Ambasadorja japoneze, Sh.S. Keiko Haneda, e potencoi kënaqësinë e vet nga qëndrimi i deritanishëm në vendin tonë në këto tre vite në cilësinë e ambasadores së Japonisë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe me pasardhësin e saj në nivelin më të lartë, dhe në këtë kontekst, falënderoi për bashkëpunimin dhe komunikimin e deritanishëm ndërmjet Ambasadës së Japonisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me Grupin Parlamentar të Bashkëpunimit.  Gjithashtu, ambasadorja konstatoi se në këto tre vite ndodhën shumë ngjarje të mira dhe pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe data për fillimin e negociatave me Be-në dhe shprehu pritjen se Kryetari Xhaferi, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me sukses të udhëheqë Kuvendin dhe të ballafaqohet me sfidat.       

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës japoneze do të vazhdojë si edhe deri tani, në nivelin më të lartë.

Postime të ngjashme

Një fëmijë pesëvjeçar dërgoi në izolim 14 fëmijë, dy përkëdhelëse dhe një edukatore

admin

Dita e martë – 8 dhjetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Z H

Të respektohen të drejtat e fëmijëve, përgjegjësia për këtë është e tërë komunitetit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...