Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi pret zgjidhje në lidhje me mosardhjen e deputetëve nga shumica qeverisëse në seanca

Shkup, 25 shkurt – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk dihet se kur do ta mbajë seancën e radhës. Kryetari i Shtëpisë legjvënëse, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët nuk saktësoi se kur do ta caktojë seancën e re, ndërsa seanca e fundit që filloi dhe nuk u votua rendi i ditës për shkak të mospasjes së kuorumit ishte më 16 shkurt.

Ka disa arsye për pamundësinë për të mbajtur seancë, duke përfshirë mosardhjes e të gjithë deputetëve nga shumica qeverisëse – LSDM dhe BDI në seancat për shkak të krizës me koronën ose arsye të tjera personale, problemin në grupin parlamentar të BDI-së, si dhe kundërshtimi i partive opozitare që të marrin pjesë në seanca dhe të bëjnë kuorum për punën e Parlamentit.

Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, njoftoi zgjidhjen e ngjarjeve të tilla në Kuvend, veçanërisht për mospjesëmarrjen e qëllimshme në seanca nga ana e deputetëve të shumicës qeverisëse, përkatësisht më konkretisht nga grupi parlamentar i BDI-së.

Të gjithë deputetët kanë detyrim të vijnë në punë, ndërsa kalkulimet janë çështje tjetër. Mendoj se do të ketë zgjidhje, tha Xhaferi, duke konfirmuar pyetjet se kjo i referohet problemit në grupin parlamentar të BDI-së, por edhe në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se i informon me kohë deputetët për ligjet e parashtruara dhe për mbajtjen e seancave dhe gjithçka tjetër është përgjegjësi personale.

“Edhe Rregullorja edhe Kushtetuta janë të tilla, deputeti nuk mund të thirret për llogari për mënyrën e punës dhe komunikimin në lidhje me funksionin. Deputeti mund të prononcohet vetë se si do të veprojë më tej. E tani askush nuk thotë se dikush nga BDI-ja del si i pavarur. Këtë të drejtë e ka secili nga deputetët. Këtë nuk mund ta dënojë askush. Ndërsa, nga ana tjetër, të veproj si deputet nga ai grup parlamentar dhe të mos vij, është tashmë përgjegjësi personale”, tha Xhaferi.

Në seancën e ardhshme të parë, përveç teksteve ligjore dhe raporteve vjetore, do të vendosen në rendin e ditës edhe dy interpelancat e paraqitura nga opozita për ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin për Antikorrupsion, Lupço Nikollovski. Dje, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa paraqitën një interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas rastit me Sasho Mijallkovin.

Kryetari i Kuvendit konfirmoi se ai kishte marrë njoftimet nga deputetët e LDP-së, Monika Zajkova dhe Bobi Mojskoski, si dhe Pavle Trajanov ngaLD se ata do të vepronin në mënyrë të pavarur nga grupi parlamentar i udhëhequr nga LSDM-ja, por tha se nuk ka paralajmërime ose njoftime zyrtare se do të formohet një grupi i ri parlamentar.

Të hënën, siç bëri të ditur ai, do të mbahet takimi i parë i grupit të punës për ndryshime ose Rregullore të re në kuadër të procesit Zhan Mone. Në atë takim të parë duhet të vërtetohet metodologjia e punës.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...