Maqedoni

Xhaferi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – zhurnal.mk – Sot kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Rekën, informon Zhurnal.

Reka vizitoi Xhaferin për t’i uruar atij rizgjedhjen si kryetar Kuvendi.

Reka rizgjedhjen e Xhaferit e cilësoi si një tregues i lidershipit së sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar gjatë legjistraturës së kaluar në RMV.

“Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Fatos Reka, sot zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Talat Xhaferi, ku I përcolli urimet për rizgjedhjen si Kryetar i Parlamentit.
Ambasador Reka, e cilësoi rizgjedhjen e z. Xhaferi si një tregues i lidershipit të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i përgjegjësive të saj për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim nga takimi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Sanksionohen 528 shoferë në Shkup

T E

Besimi: Nuk do të jetë lehtë, situata është serioze!

XH,I

S’ka më rroga deri në 3000 euro për drejtorët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...