Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi realizoi takim me Ambasadorin rus Bazdnikin

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – “Marrëdhëniet ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut karakterizohen me miqësi, bashkëpunim parimor dhe transparencë”.

Kështu u vlerësua në takimin mes ambasadorit të Federatës Ruse, Sergej Bazdnikin dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

“Biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar, avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar, për bashkëpunimin në fusha të shumta të interesit të ndërsjellë për qytetarët e të dy vendeve, a këmbyem edhe informata për gjendjen me pandeminë e KOVID – 19 dhe menaxhimin e sfidave prej saj”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...