Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi: Regjistrimi nuk guxon të jetë operacion politik

Shkup, 29 janar – Zhurnal.mk – Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik. Është e radhës më të ngritemi mbi këtë nxitje, është e radhës më të numërohemi mes vendeve në shoqërinë e të cilave synojmë. Kështu është shprehur sot kryeparlamentari Talat Xhaferi në takimin e organizuar nga Enti i Statistikave, informon Zhurnal.

Ai thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë në diskutim në interpretimet e ndryshme se regjistrimi nuk do të jetë statistikor por operacion politik.

“Në Takimin e sotëm të punës të gjithë institucioneve të kyçura theksova se Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik. Është e radhës më të ngritemi mbi këtë nxitje, është e radhës më të numërohemi mes vendeve në shoqërinë e të cilave synojmë. Realizimi i suksesshëm i regjistrimit dhe rezultatet e të njëjtit do të jenë një bazë e shkëlqyer për nxjerrjen e ligjeve dhe politikave zhvillimore të cilat janë me rëndësi thelbësore për qytetarët sepse, pikërisht ato, në përditshmërinë e tyre do të munden personalisht dhe realisht të ndjejnë suksesin apo dështimin e pushtetit lokal në lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetës së familjeve të tyre.
Shpresoj se muaji prill do të jetë konfirmim i pjekurisë së shtetit që pas plotë 20 viteve të realizojë me sukses një operacion të këtillë serioz dhe të vërtetojmë se jemi të gatshëm të bëhemi anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian”, është shprehur Xhaferi.

Ai thotë se regjistrimi do të mundësojë shpërndarje të barabartë nëpër institucionet publike shëndetësore, shkolla, qendra kulturore dhe sportive.

Ai apelon deri tek qytetarët të japin mbështetje për regjistruesit, të japin informata të sakta për anëtarët e familjeve, të mos gënjejnë dhe të mos japin informata të pasakta, sepse e njejta është e dënueshme me ligj.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...