Xhaferi: Rezoluta e VMRO-së në rend dite në seancën e ardhshme plenare

Shkup, 15 korrik – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot nga foltorja kuvendore njoftoi se Rezoluta e propozuar e VMRO-DPMNE-së për rrugën eurointegruese të vendit dhe linjat e kuqe nacionale është aplikuar në Parlament dhe se me siguri materialet për të do të dërgohen te deputetët dhe kjo mund të gjendet në rend dite të seancës së ardhshme.

 

“Rezoluta është pranuar në Kuvend dhe është në përgatitje të shpërndahet te të gjithë deputetët. Sipas Rregullores, për aktet të cilat nuk janë sistemuar te deputetët nuk mund të fillohet procedurë kuvendore. Shpresoj se deri javën e ardhshme do të jetë gati gjithë materiali. Nuk ka filluar procedura ligjore për dokumentin përkatës”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në vërejtjen procedurale të koordinatorit nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së i cili në fillim të seancës së 46-të kërkoi Rezoluta të vendoset në rend dite.

Micevski tha se në opinion ka pasur interesim të madh për këtë dokument.

“Kjo rezolutë e cila shkaktoi interesim të madh në opinionin e Maqedonisë dhe mundësi të diskutojmë në Kuvend në kontekst të bllokadave në integrimet evropiane. Kjo rezolutë është dokument i mirë sepse mund të kemi veprim tjetër obligues sipas vullnetit të deputetëve, ndërsa për Qeverinë mund të vlejë përshkrim i kornizave të këqija në të cilat ajo mund të bisedohet por me respektim të linjave të kuqe në të cilat janë përmbajtur interesat shtetërore dhe nacionale”, tha ai.

Dimitar Apasiev nga e Majta, duke i’u referuar nenit 3 paragrafi 4 i Rregullores, ka potencuar se dorëzimi i materialeve dygjuhësore për deputetët të cilët nuk janë pjesëtarë të komuniteteve është antikushtetuese dhe antiprocedurale.

Ai gjithashtu e pyeti Xhaferin pse të dy ligjet që ata i kanë paraqitur nuk vihen në rend dite të dorëzuara në prill dhe në maj, duke e përkujtuar se ai është i obliguar në afat prej tre ditëve ato t’i dorëzojë deri te deputetët me të cilën fillon procedura kuvendore.

“Nuk kam ç’farë të shtoj në lidhje me pjesën procedurale, në kontekst të procedurës që e bëri në Kuvend dhe nuk kërkon sqarime plotësuese. Në vitin 1996 kishe 11 vjet, vonë ke ardhur në këtë moshë. Për fat të mirë ne jemi në shekullin 21 viti 2021 dhe procedura yte tregon se je një shekull prapa në lidhje me perceptimin dhe kuptimin”, iu përgjigj Xhaferi.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në suaza të seancës së 46-të e votoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë për heqje të vizave, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për mbrojtje sociale, në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënia e shërbimeve në shërbimin shtetëror, në lexim të parë.

Seanca vazhdoi pas pikave nga rendi i ditës në seancën e 45-të, gjegjësisht për ndryshimet e Ligjit për TVSH, gjegjësisht për zvogëlim të TVSH-së për energji elektrike prej 18 në 5 për qind.

Related posts

Vazhdon vaksinimi në Maqedoni, dje janë aplikuar mbi nëntë mijë vaksina

D V

Analizë: Bashkimi Evropian assesi të zgjidhë kontestet në Ballkanin P. , nuk ndihmoi as procesi i Berlinit

N E

Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me coronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More