Agjencia Zhurnal.mk

Xhaferi-Sekizqok: Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm i Turqisë

Shkup, 9 janar, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit tët Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin të sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok.

Kryetari Xhaferi i uroi ambasadorit sukses në kryerjen e misionit të përgjegjshëm diplomatik dhe shprehu kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, sidomos për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy kuvendeve.

Duke e theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, Xhaferi e potencoi mbështetjen e ndërsjellë në kuadër të asambleve parlamentare të NATO-s dhe Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Si shumë të rëndësishme e vlerësoi edhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar se ushtarë tanë janë pjesë e kontingjentit turk në Misionin e NATO-s “Mbështetja e vendosur” në Afganistan. Njëkohësisht, ai falënderoi për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë.

Kryetari e informoi ambasadorin se në procedurë kuvendore është Propozim-ligji për të drejtat e bashkësive që janë më pak se 20% të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që ka për qëllim përmirësimin e implementimit të drejtave dhe përdorimin e gjuhës së bashkësive, ndër të cilat edhe të bashkësisë turke në vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...