Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh

nga Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me kryetarin e Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, e përshëndeti Konferencën Rajonale Evropiane të Interpolit, që zhvillohet në Ohër, duke potencuar se si shtet na paraqet kënaqësi të madhe që ky eveniment mbahet pikërisht te ne dhe pikërisht në 30-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë Kriminele.

Kryetari i Kuvendit, siç informoi Kabineti i tij, nënvizoi se ne si shtet anëtar në NATO, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh dhe në këtë drejtim, marrim pjesë aktive edhe në aktivitetet e përbashkëta me Interpolin, me ç’rast japim kontribut serioz në sigurinë globale, si në rajon, ashtu edhe më gjerë.

E theksoi rolin e Kuvendit në raport me kornizën legjislative rreth sigurimit të funksionimit të papenguar të institucioneve tona të sigurisë. E theksoi edhe rolin e kontrollit demokratik të parlamentit mbi shërbimet e sigurisë, si edhe reformat që i kemi bërë në këto fusha. Në vazhdim, e shprehu edhe qëndrimin e vendit tonë në drejtim të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “si vend, ne e dënojmë agresionin nga ana e Rusisë në Ukrainë dhe japim kontributin tonë maksimal si një partner i besueshëm i NATO-s, në kontekst të çdo ndihme dhe mbështetje që nevojitet”. /Telegrafi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More