Maqedoni

Xhaferi takim me ambasadoren suedeze: Për shkak virusit, Kuvendi po mendon alternativë tjetër të punës

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtson.

Në takim, siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Xhaferi shprehi bindjen se edhe në periudhën e ardhshme dy shtetet do të vazhdojnë ti zhvillojnë dhe avancojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe se bashkëpunimi parlamentar do të intensifikohet.

“Ai informoi se pas zgjedhjeve të zbatuara parlamentare më 15 korrik të vitit 2020, formimit të shumicës parlamentare dhe votimit të Qeverisë së re, Kuvendi është në fazë të formimit të trupave punues, delegacioneve në asambletë ndërkombëtare dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit. Në raport me punën e Kuvendit, theksoi se fokusi do të vihet mbi proceset reformuese që kanë të bëjnë me eurointegrimet, menaxhimin e virusit korona dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në kumtesë.

Me qëllim të sigurimit të punës së papenguar të dhomës ligjvënëse dhe përmbushjes së funksionit të tij të dhomës përfaqësuese të qytetarëve, kryetari Xhaferi nënvizoi se mendohet për vendosjen e një mënyre alternative të punës, respektivisht punës prej distance, kuptohet vetëm në rast se situata me virusin korona e imponon këtë. Ai shprehu shpresë se gjatë kësaj, të gjithë deputetët do e përmbushin detyrën e vet të përfaqësuesve të qytetarëve, e jo vetëm përfaqësuesve të partive.

Ambasadorja Bengtson drejtoi urim për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare në kushte të pandemisë, ndërsa si ngjarje shumë pozitive për vendin e vlerësoi anëtarësimin në NATO, dritën e gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në dhe implementimin e reformave.

“Ajo uroi sukses në organizimin e mundshëm të punës në distancë në të cilën do të marrin pjesë të gjithë deputetët. Dy bashkëbiseduesit shprehën keqardhje që për shkak të rrethanave të pandemisë, nuk u realizua vizita e paralajmëruar e spikerit të Riksdagut, Andreas Norlen në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fund të shkurtit 2020 dhe shprehën gatishmëri që kjo të ndodhë menjëherë sapo të lejojnë kushtet këtë. Kjo vizitë do të jetë konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe nxitje për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar”, shtohet në kumtesën nga shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Postime të ngjashme

Filipçe: Nxënësit do të kthehen në shkolla gradualisht, bëni durim

Z H

Nuk ka lëndë tjera në Strazburg që lidhen me abolicionet

T E

Restorantet për dasma do të marrin ndihmë prej 3000 deri 10 mijë euro

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...