Xhaferi: Të mësohen leksionet e së kaluarës, të mbahen në mend dhe kurrë mos të përsëriten

Ky vit është veçanërisht i rëndësishëm, sepse shënojmë 80 vite jubilare nga dita kur luftëtarët e gjeneratës antifashiste u drejtuan me vendosmëri dhe pa rezervë në luftën për liri dhe dinjitet, duke e dhuruar më të shtrenjtën në betejën globale të të mirës kundër të keqes, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në urimin e tij me rastin e Ditës së festës shtetërore 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore.

 

“Ata e zgjodhën anën më të vështirë, por të drejtë dhe me këtë e ruajtën dinjitetin e vet, njerëzimin dhe solidaritetin por mbi të gjitha, e dhanë kontributin e vet për një botë më të mirë, më humane dhe më të civilizuar, për botë pa dhimbje, pa lot, pa ndarje dhe pikëllim”, theksoi Xhaferi.

Ai shtoi se dëshira për liri, kontribuoi edhe në ndërtimin e shtetësisë dhe prandaj, sot, siç shtoi, “i nderojmë të gjithë ata që kishin pjesë në atë luftë, që të mundemi të gjithë ne ti gëzojmë të mirat e jetës në shtet të lirë, të fuqishëm dhe demokratik, i cili prej vitit të kaluar, me anëtarësimin në NATO, edhe vetë është kontribuues në paqen dhe rendin botëror”.

“Me rëndësi është që leksionet nga e kaluara të mësohen, të mbahen mend dhe kurrë më mos përsëriten, sepse ndarjet nuk i sjellin askujt asgjë të mirë dhe në këtë botë, vetëm bashkimi çon kah progresi. Të nderuar qytetarë, Ju uroj të keni ditë të bukur festive! Urime 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore!”, thotë Xhaferi në urimin e tij.

Related posts

Mot me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren me vranësira të vogla deri në mesatare

D V

Miku i madh i shqiptarëve nga SHBA, prof. Dejvid Filips: Artan Grubi është mashtrues!

I Z

Ulet numri i të prekurve nga Covid-19, në spitale pacientë të pavaksinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More