Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shkup, 13 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në urimin e tij, Xhaferi dëshiron që solidaritet, fjalët e mira dhe veprat humane, të nguliten në zemrat e besimtarëve dhe të vazhdojnë edhe pas Ramazanit.

“Më paraqet nder që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë të solidaritetit kolektiv, muajin e pastrimit shpirtëror dhe trupor të mendimeve tona, të trupit dhe zbulimit të vlerave të vërteta të qenies së virtytshme njerëzore e cila ka respekt ndaj secilit që është i njëjtë por i ndryshëm prej tij, sepse para së gjithash, është njeri. Fryma e solidaritetit, begatitë që i sjell festa, fjala e ngrohtë dhe veprat humane le të vendosen në shtëpitë tona, në zemrat tona jo vetëm këtë muaj por, le të rrezatojnë gjithmonë dhe gjithkund ku ka nevojë për këtë, jemi njerëz dhe të vetëm jemi të dobët, bashkë, mundemi shumë”, thekson Xhaferi.

Ai në urim shpreh keqardhje që edhe këtë Ramazan për fat të keq vazhdojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe shëndetit të të afërmve tonë nga virusi KOVID-19 dhe e di se kjo në masë të madhe e çrregullon mënyrën tradicionale të shënimit të këtij muaji.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...