Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Xhaferi vendos deputetët në sprint, opozita nuk dorëzohet!

Zhurnal Ads

Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Në seancat e fundit për këtë vit, brenda një dite kreu i Kuvendit ka thirrur 4 seanca plenare dhe pesë mbledhje të trupave punues. Nga katër seancat, një është seancë e re dhe tjerat janë vazhdimësi e seancave paraprake. Në rend dite janë vendosur kryesisht ligje që kanë mbetur vetëm për miratim, thonë burime nga shumica parlamentare. Sipas tyre, pjesa më e madhe e ligjeve janë pika nga seancat e kaluara ndërsa prolongimi i tyre sipas koordinatorëve varet nga puna e trupave punues.

Gjatë së hënës, më 28 dhjetor, ligjvënësit maqedonas diskutuan për shumë ligje, gjatë një mbledhjeje të Komisionit për politikë të jashtme, mbrojtje dhe siguri.

Shumica parlamentare ka thënë se dinamikën e punës në parlament e caktojnë kryetarët e komisioneve parlamentare.

Në bazë të rregullores së punës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, “procedura e shkurtuar për miratimin e ligjit, mund të zbatohet me kërkesë të propozuesit edhe atë në këto raste: nëse nuk është fjala për ligj të ndërlikuar dhe të vëllimshëm; nëse është anuluar vlefshmëria e ndonjë ligji ose dispozitave të ndonjë ligji, si dhe nëse nuk është fjala për harmonizime të ndërlikuara dhe të mëdha me legjislacionin e BE-së”.

Por, se në çfarë forme do të shqyrtohen ligjet në parlament, vendos parlamenti.

Profesori universitar, Mersel Bilalli thotë se dinamika e shtuar e punës të Parlamentit në ditët e fundit të vitit është rezultat e mostrajtimit serioz cilësor të ligjeve, por vetëm kalim i shpejt i tyre, pa esencë.

Ai thotë se aq më teper kur shumë ligje janë në vonese, pasi kjo shumicë shifet nga Hëna se s’është funksionale, por i çojnë punët nga inati, mosdija dhe interesat e tyre të ngushta, që kanë bërë shtetin më të varfër në botë.

“Ky mentalitet njëzetvjeçarë tani më pakthyeshem ka shpërngulur gjysmën e Shqiptarëve nga RMV. Që të kemi çlirim na kjo “kapje” e kobshme e popullit, hap të parin duhet ndryshuar sistemin zgjedhor, ku deputeti do zgjidhej drejtperdrejtë nga votuesit në konkurrencë direkte, e jo në listat partiake në të cilat më të ranguar janë ata që më së shumti dëmtojnë popullin”, ka deklaruar Bilalli duke shtuar se Parlamenti është vetem temperaturë e sëmundjeve në mentalitete partiake tejet të dëmshme për popullin dhe në këso rethanash do të ishte çudi të jetë mirë.

“Një sistem zgjedhor që mund te keqperdoret, prodhon parlament që mund të keqpërdoret, pastaj vazhdon zinxhir, qeveri e keqpërdorur, organe të administartës dhe shërbime publike të keqpërdorura etj. Njohësit e mirë botëror të shteteve në zhvillim, investimeve dhe resurseve thuajnë se ju si mentalitet popullor aq meritoni, po të mos ishte ashtu, tani do ishit baraz me Sllovenët”, ka deklaruar për Zhurnal, Mersel Bilalli, profesor universitar.

Nga ana tjetër opozita shqiptare thotë se dinamika e përshpejtuar e punës në Kuvend nga ana e Kryetarit Xhaferi është me qëllim për ta testuar kondicionin e opozitës duke tentuar që opozita të dorëzohet dhe shumica t’i sjell ligjet pa debat konstruktiv.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe për Zhurnal thotë se kjo është qasje joserioze dhe vazhdim i degradimit të funksionit deputet.

“Kryetari i parlamentit dëshiron të teston kondicionin e opozitës duke tentuar se do dorëzohet opozita qe të mundet ti sjell ligjet pa debat konstruktiv, duke tentuar të anashkalon rolin e korektorit që ka opozita dhe duke tentuar të minimizon reagimet eventuale të opinionit publik për ligjet skandaloze që i propozon qeveria dhe që votohen vetëm në menyre mekanike nga shumica parlamentare”, ka deklaruar Snopçe.

Ai mes tjerash thotë se ky sprint i seancave bëhet me qëllim që opozitës t’i pamundësohet kontributi dhe kyçja në këto procese.

“Nuk mund të thuhet ndryshe kur është në proces në ketë sprint seancore, për shembull ligji 33 milionet e makpetrolit, ligji për borxhin prej 21.5 milion për modernizim të procesit arsimor në shkollat fillore para së të bëhen reformat e parapara dhe para se te meret opinioni i ekpertëve, ligji për zhvillim të barabarte rajonal kur përsëri vijmë deri te diskriminimi i rajoneve shqiptare dhe kulminacioni ligji për regjistrim. Dje u propozu ligj i ri për regjistrim në një seancë prej 36 pikëve dhe sot është Komisioni përkatës ku ne deri para nisjes kemi mundësi për amandamente. Pra, qëllimisht bëhet që të na pamundesohet kontributi dhe kyçja në këto procese”, ka deklaruar për Zhurnal, Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Në Strugë mungesë e madhe e ujit, qytetarët paralajmërojnë padi ndaj komunës

T E

Mickoski: Qeveria është përgjegjëse për numrin e të sapoinfektuarve dhe viktimave

T E

LSDM: Propozim buxheti për vitin 2021, dëshmi e politikave të përgjegjshme

T E

Kreu i Butelit, Smilevski rezulton pozitiv me Covid 19

T E

Zaev: Kosova duhet të jetë pjesë e Minishengenit

T E

UT dhe Shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” organizuan gara ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...