Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Xhaferi:”Askush nuk ka qenë i rrëzikuar sepse askush nuk ka pasur kontakt me deputetët”

Shkup, 19 prill 2021 – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në një konferencë për media sqaroi rrethanat rreth mbajtjes së seancave të djeshme të 32-të dhe 36-të dhe çfarë i ka paraprirë këtij veprimit dhe pse është lejuar që dy deputetë pozitivë ndaj Kovid-19 të hyjnë në Parlament. Xhaferi iu referua plotësimit të Protokollit për zbatimin e masave me Kovid-19 nga nëntori i vitit të kaluar, i pranuar nga komisioni kompetent shtetëror, dhe tha se është këshilluar me shumë njerëz para se të merrte këtë vendim për të mbajtur seancat dhe se dy deputetë nuk kanë pasur kontakt me asnjë person në ndërtesën e Parlamentit.

Kuvendi, siç theksoi ai, me ditë të tëra nuk mund të punonte meqë ka pasur deputetë të infektuar, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në punë.

“Dhe çfarë duhej të bëj unë? Dhe kur kjo gjendje e kishte kaluar tashmë masën, dhe kur filloi të kushtëzohej kur dhe çfarë të bëj unë, vendosa t’i shfrytëzoj të gjitha instrumentet e lejueshme, duke përfshirë edhe plotësimin e Protokollit me konsultime përkatëse me të gjithë për të siguruar që ai të zbatohet në mënyrë të sigurt. Askush nuk ka qenë i rrezikuar sepse askush nuk ka pasur kurrfarë kontakti me këta dy deputetë, në të gjitha aspektet e komunikimit, përveçse me komunikimin me letër”, tha Xhaferi.

Unë, theksoi ai, planifikoj, parashikoj dhe zbatoj vendime për të siguruar funksionalitetin e këtij institucioni që u përket qytetarëve.

Gjatë sqarimit, ai vuri në dukje të gjithë personat që ishin përfshirë në grupin punues të Kuvendit dhe të cilët kanë punuar në kontrollimin e protokolleve që janë duke u zbatuar, si dhe se ai Protokoll është aprovuar nga Komiteti për Sëmundje Infektive, sikurse Protokolli i plotësuar më vonë, që u zbatuar gjatë votimit për përbërjen e Qeverisë edhe tani.

“Protokolli u miratua në 30 korrik të vitit 2020, e nënshkrova derisa isha në spital. Ky protokoll u prezantua si një i tërë para Komisionit Shtetëror të Shëndetësisë dhe ai protokoll atje është miratuar dhe mori leje kalimi dhe e organizuam seancën konstituive. Në momentin kur duhej të zgjidhnim Qeverinë, Arben Ziberi denoncoi se kishte simptoma, ndërkohë ju e dini që dhamë një opsion për të menduar për punën onlajn të Kuvendit. Nga opozita nuk na pranonin assesi”, tha Xhaferi.

Ky protokoll, sipas kryetarit të Kuvendit, iu prezantua koordinatorëve të grupeve parlamentare në koordinimin e parë dhe u është shpërndarë koordinatorëve.

“Duke marrë parasysh situatën më 17 nëntor të vitit 2020 në Komisionin Shtetëror, respektivisht në Ministrinë e Shëndetësisë, dorëzova propozim për plotësimin e Protokollit, në mënyrë që të mendohet profesionalisht njëjtë si personat që janë të izoluar për shkak të kontaktit me një person pozitiv, ndërsa nuk janë përkujdesur në institucionet shëndetësore, por kurohen në shtëpi, nëse gjendja e tyre shëndetësore u lejon të mund të vijnë në Kuvend sipas protokollit të veçantë. Kam marrë përgjigje më 18 nëntor me të cilën plotësohet protokolli paraprakj dhe i përshkruan kushtet në të cilat deputetët duhet të futen në Kuvend, në hapësira të veçanta dhe se kupola mund ta mundësojë këtë dhe kjo është zbatuar”, tha Xhaferi.

Sipas tij, plotësimi i Protokollit u është prezantuar koordinatorëve të grupeve parlamentare më 23 nëntor, por në atë kohë koordinatorët e grupeve parlamentare nga opozita nuk morën pjesë në takimin për shkak të ndryshimit të Rregullores së punës që e ka lëshuar Xhaferi për mbajtjen e seancave onlajn. Ai realizoi takim shtesë me ta dhe i informoi për plotësimin e protokollit.

“Por vlerësoj se ne nuk duhet ta vihemi në situatë. Deri më tani, jam duke zhvilluar bisedime që të mos vihemi situatë për të kushtëzuar kuorumin në kushtet kur ju e dini se kolegët tuaj janë të sëmurë, nuk është as etike, as moralë”, tha kryetari i Parlamentit.

Sipas Xhaferit, ishte koha e fundit që Kuvendi të vihet në funksion.

“Ka akte në bazë të të cilave është zbatuar kjo. Do t’i përsëris protokollet. Mos mendoni se unë me kokëfortësi vendosa dje të zbatoj Rregulloren, rrespektivisht Protokollin dhe ndryshimin ashtu thjeshtë. Unë bëra një milion konsultim me të gjitha institucionet kompetente”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit informoi se për ligjin e ngecur nga pakoja e katërt e masave antikrizë, që kaloi javën e kaluar në Komisionin për financa dhe buxhet, sot ka dhënë urdhër për të plotësuar seancën plenare të planifikuar për 21-in e këtij muaji dhe ka vazhduar afatin për amendamente, për shkak se sipas procedurës, kur ka përfunduar leximi i dytë i Komisionit, afati për dorëzimin e amendamenteve ka qenë deri dje.

“Kjo është pikë nga tetori. Prandaj thashë edhe më parë vlerësoja se deputetët, duke përfshirë edhe opozitën, do të reflektojnë mbi atë që është obligimi ynë si deputetë. “Opozita nuk më siguron kuorum mua, por u siguron mundësi qytetarëve në emër të të cilëve janë këtu, e jo në emrin tim dhe të më sigurojë të punoj”, tha Xhaferi.

Sipas tij, nuk është zgjidhje të thotë se ka deputetë të sëmurë dhe të “mbyllë” Kuvendin për 20 ditë.

“Në fund të fundit, mund ta përdor edhe atë. E përdora zgjidhjen më pak të keqe. Nuk them se është e domosdoshme, por nëse opozita tashmë vendos një kusht të tillë, unë nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të zbatoj atë që më është dhënë sipas Protokollit”, tha Xhaferi.

I pyetur nëse deputetët janë mbi qytetarët kur u lejohet të largohen nga shtëpia derisa janë në izolim për shkak të Kovid-19, Xhaferi në konferencën për media ishte i prerë se qytetarët i kanë zgjedhur deputetët për të shfrytëzuar të drejtat dhe detyrat e tyre për të marrë pjesë në punën e Kuvendi në favor të tyre.

“Po, deputeti nuk ka nevojë të dalë pa nevojë, por ama për nevoja zyrtare, nëse kushtet e lejojnë të vijë në Kuvend, po ju them, deputeti nuk mund të pengohet as në gjendje lufte. E tani, nëse dikush mendon se pranë 119 deputetëve në këtë moment që nuk janë të përfshirë nga epidemia, unë të informoj institucione shtetërore se Kuvendi nuk mund të mblidhet, kjo është e papranueshme, për shkak se qytetarët kanë zgjedhur 120 deputetë dhe ata kanë të rrinë në punë kur kanë seancë të Kuvendit dhe kur kanë trupa punues dhe ato t’i thërrasin me kohë”, tha Xhaferi.

Kryetari i Parlamentit tha se deri në fund të muajit, nëse ka kushte, do të kërkojë që të vaksinohen të gjithë deputetët dhe kështu shpreson që do të evitohen situatat e këtilla. Të mërkurën e kaluar filloi vaksinimi edhe për shërbimet parlamentare.

Mbajtjes së këtyre dy seancave u paraprinin shumë përpjekje për të zhbllokuar punën e Kuvendit, që nuk mund të merrte vendime. Shumica numëron 62 deputetë, ndodh që dikush prej tyre ose të sëmuret ose të ketë pasur kontakte me një të sëmurë nga Kovid-19, e përveç kësaj ishin edhe bllokadat nga partitë opozitare dhe mosdëshira për të marrë pjesë në seanca të caktuara në mënyrë që të mund të votohen disa ligje të caktuara. Kjo nuk ndodhi as pas takimit të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, as pas marrëveshjes së arritur të Zaevit me AA dhe Alternativën për ligjin e shtetësisë.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...