Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Xhambaski e vlerëson si të ‘varfër’ deklaratën e Zaev se Maqedonia nuk ka pretendime teritoriale ndaj Bullgarisë

Sofje, 26 tetor – Ne ju kërkojmë që të mos i lëshoni dokumente të reja dhe shtetësi të re Goce Dellçev, thotë Angel Xhambaski, nënkryetar i partisë parlamentare VMRO BND.

Ai shton se askush nuk do të kishte menduar se Maqedonia mund të kishte pretendime të tilla siç përmendi kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Zaev vazhdon të pretendojë të jetë “i varfër dhe i palumtur”, deklaron Xhambaski.

“Ndaloni së pretenduari se nuk e dini se Goce Dellçev pa dyshim dhe në mënyrë të padiskutueshme e deklaroi veten bullgar,” shkroi Xhambasaki në Facebook.

Ai thotë se retorika e politikanëve maqedonas për revolucionarin është frymëzuar nga politika e Jugosllavisë.

Zaev më parë njoftoi se vendi është i gatshëm të nënshkruajë një ndryshim në Marrëveshjen ekzistuese mbi Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin, e cila do të theksojë se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev dje në mediat sociale ndoqi kërkesat e Zëvendës Kryeministrit Bullgar dhe Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe kërkoi që termi “okupator Bullgar” të zëvendësohet me “administratë Bullgare e përbërë kryesisht nga Maqedonas” në tabelat e të gjitha monumenteve në Maqedoni.

Është e mundur që Bullgaria të bllokojë negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

R Zh

Regjistrohen 949 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 737, kanë vdekur 33 persona

R Zh

Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës

R Zh

Velkovski: Ka premtime nga VMRO-DPMNE-ja për zhbllokim edhe të ligjeve tjera

R Zh

Pasaportat për narkobosët dhe aferat korruptive dëmtojnë rrëndë imazhin e vendit

B L

Afera me vaksinat kineze/ Ivanovska për Zhurnal: Ende po mbledhim informacione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...